FUTBOLL/ Kombëtares “s’i ndahet ‘tersi’” Edi Rama, nuk arrin të fitojë me...

FUTBOLL/ Kombëtares “s’i ndahet ‘tersi’” Edi Rama, nuk arrin të fitojë me Marokun

62
0
Shares

Ka përfunduar ndeshja e sotme miqësore në Futboll midis përfaqësueseve Shqipëri – Marok. Stadiumi i rikonstruktuar i Shkodrës, por sërish prezenca e “tersit” Edi Rama, nuk kanë mundur të “ngrenë peshë’ entuziazmin e sportdashësve.
Megjithëse pas kthimit nga finalet e Europianit 2016 në Francë, në një darkë për nder të përfaqësueses, futbollisti i ekipit shqiptar Ansi Agolli “ju lut” kryeministrit Edi Rama “Mos eja më në stadium sepse je tersi i kombëtares!”, Edi Rama me “kokëfortësinë” e tij nuk ka dëgjuar, duke “i dhuruar” përfaqësueses sot, një rezultat jo të kënaqshëm.
Ndeshja e vlefshme për miqësoret para eliminatoreve të Botërorit “Rusi 2018” mes Shqipërisë dhe Marokut, u mbyll me rezultatin e bardhe 0-0.
Rastet për shënimin e golit nuk munguan nga të dyja ekipet, por mungoi finalizimi para portave. Ndryshe nga pjesa e parë, De Biazi provoi në 45′ aktivizimin e 6 futbollistëve nga formacioni bazë.
Miqtë u shfaqën disi më agresivë në minutat e para të lojës, por nuk mungoi edhe reagimi i kuqezinjve. Cikalleshi shkoi më pranë golit në minutën e 26′. Një kros i Hysajt nga krahu i djathtë gjeti sulmuesin disi të zbuluar në zonë, por gjuajtja me kokë e tij përfundoi jashtë kuadratit.
Nga ana e tyre marokenët shfrytëzuan kundërsulmet, por Berisha u tregua i vëmendshëm duke pritur gjuajtjet e tyre në portë.
Miqve iu anulua edhe një gol në këtë takim për shkak të një pozicioni jashtë loje.

Për më shumë mund të ndiqni edhe videon …

VIDEO/ Ansi Agolli shigjeton Edi Ramën, Ilir Meta “shkrihet” nga kënaqësia
/web/VIDEO_Ansi_Agolli_shigjeton_Edi_Ramen_Ilir_Meta_shkrihet_nga_kenaqesia_21119_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY