Vendimi joshës i Qeverisë, gjyqet shtet-biznes, subjektet përfitojnë nga amnistia nëse tërheqin...

Vendimi joshës i Qeverisë, gjyqet shtet-biznes, subjektet përfitojnë nga amnistia nëse tërheqin paditë

49
0
Shares

Nga amnistia fiskale e qeverisë do të përfitojnë edhe bizneset që janë në procese gjyqësore me Tatimet dhe Doganat, me kusht që të tërheqin paditë. Por për një pjesë të tyre, kjo mund të mos jetë e leverdishme. Për gjobat dhe detyrimet e krijuara pas vitit 2011, amnistia fal vetëm 30% nëse paguan 70%-in tjetër. Një raport, që për një pjesë të bizneseve, që sot janë në gjyq me administratën, nuk garanton ndonjë përfitim të madh. Të dhënat tregojnë se në periudhën janar – gusht të këtij viti, në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë dhe në Gjykatën Administrative të Apelit janë depozituar në total mbi 10.400 çështje.
Nga amnistia fiskale, që Qeveria pritet ta konkretizojë me drafte të veçanta në shtator, pritet të përfitojnë edhe bizneset që janë në proces gjyqësor me administratën fiskale.
Por kjo me kushtin që të tërhiqen nga përballja gjyqësore me Tatimet dhe Doganat.
Burime nga Ministria e Financave shpjegojnë se edhe për këto biznese, amnistia do të ofrojë të njëjtat përfitime.
Falja fiskale e Qeverisë parashikon zerimin e të gjitha detyrimeve, interesave të detyrimeve dhe gjobave të krijuara deri më 31 dhjetor 2011.
Nga viti 2011, të gjithë debitorët nëse paguajnë 70% të detyrimit dhe interesit, iu falet pjesa tjetër prej 30% , si dhe 100% e gjobës.
Gjithashtu falen të gjitha gjobat administrative me përjashtim të sigurimeve shoqërore, pasi ato janë të lidhura me pensionin e individit.
Mundësia që financat iu japin bizneseve në procese gjyqësore me administratën për të përfituar nga amnistia varet nga shumë nga periudha se kur atyre iu është vendosur gjoba.
Nëse i përket periudhës para vitit 2011, ata përfitojnë plotësisht. Në të kundërt duhet të bëjnë llogaritë, jo vetëm me përqindjet e amnistisë, por edhe faktin e zvarritjeve me vite të proceseve gjyqësore.
Me amnistinë fiskale qeveria fal 40 miliardë lekë detyrime biznesit.
Të dhënat tregojnë se në periudhën janar-gusht të këtij viti janë regjistruar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë 11.804 çështje, nga të cilat 6.812 janë të reja dhe 4.787 të mbartura.
Ndërsa në gjykatën Administrative të Apelit janë depozituar deri në korrik 3614 çështje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY