IMPRESIONUESE/Shqipëria bën hapin e parë në vizionin e ri për basketbollin

IMPRESIONUESE/Shqipëria bën hapin e parë në vizionin e ri për basketbollin

80
0
Shares

Gara e eliminatorëve të basketbollit europian që merr udhë më 31 gusht është një moment kthese për basketbollin shqiptar i cili përfshihet në këtë kampionat për herë të parë që nga viti 2012, shkruan Fiba.com, faqja zyrtare e Federatës Europiane të Basketbollit.
Trajneri i ri i skuadrës shqiptare të basketbollit Antonis Constantinides ka zgjedhur një skuadër preliminare me 19 lojtarët më të mirë, 12 prej të cilëve do të përfaqësojë vendin në lojërat e para zyrtare që nga viti 2012.
Pjesëmarrja në eliminatoret do të jetë qershia mbi tortë e një revolucioni të qetë që ka filluar kohët e fundit në basketbollin shqiptar.
“Këtë verë, Shqipëria do të zbarkojë për herë të parë me ekipet kombëtare në garat evropiane për të gjitha grupmoshat për meshkuj dhe femra”, deklaroi traineri Constantinides për fiba.com.
“Sa për kombëtaren e meshkujve  objektivi ynë kryesor tani është për të krijuar një grup të lojtarëve të rinj dhe për të ndërtuar atë që do të jetë përparësia kryesore e skuadrës shqiptare”.
“Trajnimi ka filluar më 31 korrik dhe ajo që po bëhet tani, me një qasje të re profesionale, nën menaxhimin e Presidentit të Federatës Avni Ponari nuk ka asgjë të përbashkët me atë që është bërë më parë. Federata Shqiptare e Basketbollit nuk po kursen asgjë për ndërtimin e kushteve që do të sigurojnë për këta të rinj çdo mundësi për të punuar dhe për t’u përmirësuar.
“Ne duam të provojmë lojtarëve që janë grumbulluar se tashmë ka një vizion për të ardhmen e ekipit kombëtar dhe se ajo është duke u ndërtuar mbi një bazë të fortë. Në të njëjtën kohë ne duam të tregojmë lojtarëve që luajnë jashtë vendit dhe nuk u  bashkuan me ekipin kombëtar në këtë proces të ri që gjërat kanë ndryshuar, se ekziston një skuadër krejt e re në vend dhe t’i bëjë ata duan të vijnë dhe të luajnë në garat e ardhshme”, shtoi strategu qipriot.
Shqipëria do të marrë pjesë në një turne miqësor nga 18 në 21 gusht në Qipro, me pjesëmarrjen edhe të Katarit, Estonisë dhe Qipros. Skuadra shqiptare do të udhëtojë më pas për në Talin, ku nga 24 në 26 gusht do të marrin pjesë në një turne tjetër miqësor ku përfshihen  Estonia, Izraeli dhe Ukraina.
Më 31 gusht Shqipëria do të jetë përballë Gjeorgjisë në Grupin F e cila do të jetë edhe ndeshja e parë zyrtare që nga shtatori i vitit 2012.


Skuadra shqiptare për eliminatorët e FIBA Eurobasket 2017

bsk1Marsel Aliaj
Besnik Biberaj
Denis Deda
Elvisi Dusha
Herion Fasllija
Algert Gjonaj
Abdel Gjyzeli
Julian Hamati
Endri Hysenagolli
Mired Jani
Aldor Kola
Genti Lasku
Dod Lekndreaj
Robert Shestani
Gerti Shima
Celis Taflaj
Adriano Topalli
Red Vogli
Franci Zeneli

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY