PD: Prokuroria të hetojë kërcënimet e Edi Ramës ndaj gjyqtarëve

PD: Prokuroria të hetojë kërcënimet e Edi Ramës ndaj gjyqtarëve

50
0
Shares

Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimin penal për kërcënimet e kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarëve.
Thirrja ka ardhur nga PD, pas denoncimit të saj më herët të kërcënimit të gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, por edhe pas reagimit të sotëm të PS-së, ndaj vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë lidhur me mospranimin e kërkesës për pezullimin e zbatimit të efekteve të Dekretit nr. 9716 datë 02. 08. 2016 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë ‘Për caktimin e datës së zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Dibër’”.

Reagimi i plotë i PD-së


partia demokratike, selia newsEdi Rama jo vetëm kërcënon gjyqtarët në mënyrë kriminale kur marrin vendime që nuk i pëlqejnë atij, por i del edhe në mbrojtje këtyre kërcënimeve.
Deklarata e tij e pasdites konfirmon veprën penale të kërcënimit të gjyqtarëve për të shtyrë zgjedhjet në Dibër. Ndaj ajo duhet ti shërbejë prokurorisë të shkundet e të nisë menjëherë hetimin penal për këtë kërcënim.
Por edhe më e rëndë se sa vetë sulmi e kërcënimi mafioz ndaj gjyqtarëve është mbrojtja e këtij sulmi dhe vendosja e Edi Ramës në pozitën e supergjyqtarit që interpreton ligjin dhe sulmon vendimin e gjykatës.
Kryeministri në detyrë bën mirë ta harrojë këtë ëndërr sulltanësh për të pasur të gjitha pushtetet nën sqetull. Ai nuk po ushtron prej kohësh as detyrën e tij. Ka hequr dorë me kohë nga përgjegjësia për t’iu shërbyer qytetarëve. Puna e tij sot nis e mbaron duke mbrojtur oligarkët dhe bandat e drogës. Ndaj e do drejtësinë me cdo kusht, sepse i dhemb ndeshkimi qe e pret nga vota e qytetarëve dhe nga ligji nesër.
Shqiptarët duan drejtësi e ligj. Shqiptarët nuk duan drogë e sundim bande. Shqiptarët mbarë e dinë se Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY