Më në fund flet edhe Edi Rama: Formula e PD për reformën...

Më në fund flet edhe Edi Rama: Formula e PD për reformën në drejtësi asgjë të re, tashmë vija e kuqe është vendosur

62
0
Shares

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur “propozim të ri por avaz të vjetër”, propozimin më të fundit të PD-së, për kompromis të mundshëm për reformën në drejtësi.
Sipas Ramës, “s’mund të pranojmë deformimin konsensual të thelbit të saj, që është garantimi i një procesi rigorozisht profesional e të pavarur nga partitë, për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të komisionit të vetingut të prokurorëve e gjykatësve. Pa vetingun (skanimi i pasurisë, karrierës dhe aftësive të kujtdo që do të paguhet me taksat e shqiptarëve për të ushtruar detyrën e gjykatësit dhe prokurorit), kjo reformë s’ka asnjë vlerë. Po ashtu, me një veting të bërë nga të zgjedhurit e partive e pa pjesëmarrjen e ndërkombëtarëve në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të këtij komisioni, përsëri kjo reformë s’ka asnjë vlerë”.
Kryeministri, duke kujtuar vijën e kuqe, shprehet se kjo është edhe bindje e Brukselit dhe Uashingtonit. Sipas Ramës monitorimi ndërkombëtar mbetet kyçi.
“Kjo s’është vetëm bindja jonë, por një vijë e kuqe që nuk e ka pikturuar peneli im, po e ka vënë Brukseli dhe Uashingtoni. Dhe është e habitshme që Partia Demokratike vazhdon merret me gishtin, kur gishti tregon hënën! Sepse kështu i bie që jo vetëm unë, po edhe Brukseli e Uashingtoni, nuk e duan reformën…
Në propozimin e ri, Partia Demokratike ka kaluar nga vendet e rezervuara te vendet e blinduara(!) dhe jo vetëm kaq, po ky propozim anashkalon krejtësisht mekanizmin e monitoruesve ndërkombëtarë që për ne është kyç në procesin e skanimit. Por jo vetëm për ne, po edhe për BE e SHBA po ashtu”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY