Bankat ulin interesat, kursimtarët tërheqin depozitat

Bankat ulin interesat, kursimtarët tërheqin depozitat

36
0
Shares

Nëse do të kursesh para dhe i fut ato në bankë për një afat 12 mujor, kthimi nga investimi është më pak se 1% për gjithë vitin. Duke pasur parasysh që duhet paguar dhe 15% mbi interesat e fituara, shuma që mbetet, sidomos për depozitat e vogla është minimale.

Ulen interesat …

intres-300x128Interesi mesatar vjetor i depozitave të reja në lekë në muajin maj ishte 0.84%, nga 0.93% në muajin e mëparshëm, sipas statistikave të fundit të Bankës së Shqipërisë. Ky është niveli më i ulët historik i depozitave në lekë. Vetëm një vit më parë, kthyeshmëria nga depozitat 12 mujore ishte 1.6%.
Edhe norma mesatare e interesit të depozitave me afat ishte 0.84% në maj, nga 0.89% muajin e mëparshëm.
Kjo rënie e fitimeve nga depozitat ka ardhur si rrjedhojë e politikës lehtësuese monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë, që ka ulur 15 herë normën bazë (që shërben si referencë në treg) nga shtatori 2011, duke e zbritur nga 5.25% në 1.25% aktualisht.
Individët kanë reaguar duke zhvendosur kursimet në depozita më afatgjata (mbi 2 vjeçare), duke iu drejtuar fondeve të investimeve, apo dhe alternativave më pak të kontrolluara si bursat on-line, apo dhënien e parave me fajde.

… Depozituesit tërheqin kursimet

depoz-300x151Rënia e interesave ka bërë që individët që kanë depozita me afat në lekë të dekurajohen dhe të heqin kursimet e tyre në banka, apo të mos i rinovojnë më ato. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kjo tendencë ka vijuar edhe në maj, teksa depozitat me afat të individëve kanë zbritur në 312.6 miliardë lekë, me një rënie prej 10% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në total, depozitat në maj arritën në 975 miliardë lekë, duke u reduktuar me 2.4 miliardë lekë në krahasim me muajin e mëparshëm. Ndërsa me bazë vjetore (krahasim me majin 2015), depozitat në total kanë rënë lehtë me rreth 0.1%.

“Monitor”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY