BREXIT/ Bursat në pikiatë, fundoset stërlina, e “pëson” edhe Euro

BREXIT/ Bursat në pikiatë, fundoset stërlina, e “pëson” edhe Euro

63
0
Shares

Edhe valutat kanë ndjerë menjëherë rezultatet e parë të Brexit. Herët në mëngjes në Azinë lindore, stërlina këmbehej me 1.4554 kundrejt dollarit, një rënie prej 2.18% krahasuar me mbylljen e djeshme, kur kishte prekur maksimumin e muajve të fundit kundrejt monedhës së gjelbër.
Valuta britanika ka rënë në orët e fundit deri në një minimum 1.4152 dollarë amerikanë, ndërkohë që gjatë javës kishte fituar pothuaj 5% kundrejt tij.
Jeni ka rimarrë humbjet fillestare dhe tani kuotohet në nivelin 105.12 kundrejt dollarit. Tokio ka pësuar rënie me më shumë se 8%, Hong Kongu me 4.67% dhe Shangai me 1.19%.
Parashikohet një rënie e fortë në bursat europiane, për shkak të Brexit. Sipas britanikes CMC Markets, bursa e Londrës pritet të ketë një rënie 7%.
Stërlina ka rënë me më shumë se 10% në kuotën 13305 dollarë, minimum ky qysh prej vitit 1985. Stërlina ka rënë me më shumë se 6% kundrejt Euros dhe 15% kundrejt jenit.
Tregu i valutës ka ndjerë edhe ai pasojat e forta të referendumit në Britaninë e Madhe, ku ka fituar PO-ja për largimin nga BE.
Edhe Euro ka pësuar një rënie dhe tashmë këmbëhet me më pak se 1.10 dollarë, pra një rënie prej 3.7%. /bota.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY