VIDEO/ Flamuri ynë pushton Marsejën

VIDEO/ Flamuri ynë pushton Marsejën

42
0
Shares

Disa qindra tifozë shqipatrë shpalosën sot në mesditë flamurin gjigant shqiptar prej 11 mijë metra katrorë.

Për rreth një orë, vetë tifozët janë bërë vetë protagonistë të kësaj iniciative, duke ndihmuar TKZ që të krijonin dekorin mbresëlënës që shtrihej me dhjetëra metra përgjatë bregdetit marsejez ku gjend “Fan-zona”.

Më pas, tifozët kanë vazhduar së bashku testimet, ndonëse nga ndeshja i ndanin shumë orë.

Pas dhunës së ditëve të kaluara në Marsejë mes tifozerisë angleze dhe asaj ruse, qyteti sot është zgjuar nën ngjyrat kuqezi dhe këngët e tifozëve shqiptarë.

Këta të fundit kanë filluar të mbushin rrugët dhe sheshet e qytetit, të përshëndetur nga vendasit, të cilët deri tani kanë dhënë përshtypjet më të mira për ta në mediat franceze.

Gazetari i “L’Equipe” që raporton direkt për këtë gazetë nga sheshi kryesor i qytetit, nuk ka ngurruar t’i cilësojë ata si “tifozët e vërtetë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY