Basha informon ambasadorët e BE-së: Drejtësia e pakapur jo me fjalë...

Basha informon ambasadorët e BE-së: Drejtësia e pakapur jo me fjalë por me pranimin e rekomandimit 88

38
0
Shares

Gjatë ditës së sotme, por edhe nesër, kryetari i PD Lulzim Basha ka thirrur në takime ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian në Tiranë.
Në këto takime Basha po u sqaron diplomatëve të huaj, raportues te qeveritë e tyre, vende anëtare të Unionit, pozicionin e opozitës për reformën në drejtësi. Në këto takime Basha mësohet t’ju ketë vënë në dukje ambasadorëve, se nuk mjafton “premtimi” i Edi Ramës për moskapjen e drejtësisë, por mjafton vetëm që ai të pranojë rekomandimin nr. 88 të Komisionit të Venecias.
Nga burime brenda PD, mësohet se nuk parashikohet të ketë takime me ambasadoren e delegacionit të BE-së, Vlahutin dhe atë amerikan Lu, pasi Partia Demokratike e ka bërë të qartë se voton reformën në drejtësi nëse kryeministri Rama pranon zbatimin e rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias. Ky rekomandim flet për përfaqësim proporcional pozitë- opozitë në emërimet në katër institucione, qeverinë e gjyqësorit dhe vetingun e gjyqtarëve e prokurorëve. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY