ARJAN ÇANI/Mos u tut nga USA dhe thuaj JO: Nuk ia jap...

ARJAN ÇANI/Mos u tut nga USA dhe thuaj JO: Nuk ia jap Prokurorin Pushtetit…

65
0
Shares

Nga Arian Çani

Jane oret e fundit perpara se te mesojme nese bastin e fitoi Edi Rama apo Lul Basha. Nga rezultati i ketij basti varet pothuajse totalisht dhe fati i zgjedhjeve politike vitin e ardhshem. Shoh me kersheri gjithe keto ditet e fundit neper media qe te gjitha palet bejne sikur dhe te gjithe mundohen te mos duken sikur e kane hallin me nderkombetaret. Ndersa loja tashme duket se nuk ka me te fshehta. Jemi ne oret apo ditet e fundit te dilemes: A do kaloje keshtu sic eshte sot drafti i reformes ne drejtesi apo jo? Takimi Rama-Basha nuk dihet ende nese do te behet por kjo s’ka pike rendesie. Tashme dihet qe miratimi i draftit sic eshte aktualisht, eshte ne favor te Edi Rames dhe kjo me dijenine dhe mbeshtetjen e plote te administrates aktuale ne Washington. Pra Rama eshte ne pozita shume te forta ne raport me opoziten dhe faktore te tjere te cilet kane te drejte te ndihen te rrezikuar nga rezultatet e kesaj reforme. Rama po provon nga dita ne dite se eshte nje lojtar i forte, shume i forte qe nuk e di me cfar lobimesh dhe miqsh ne Washington e Bruksel, eshte duke iu afruar kaq shume qellimit te tij politik: Eliminimit me prangat e nderkombetareve te rivaleve te tij politike brenda dhe jashte koalicionit. Ndaj ka vetem nje rruge per ta ndaluar kete super kryeminister te kete ne duart e tij nje super kryeprokuror. Nese opozita dhe te tjere bashke me te, jane te bindur se miratimi i kesaj reforme ne drejtesi do te kthehet ne nje mekanizem jakobin per te prere kokat e tyre, ata duhet te tejkalojne friken dhe t’u thone Jo prerazi dhe pa asnje medyshje amerikaneve te Edi Rames. Pasoja do te kene por te pakten do ndjehen te respektuar dhe te drejte ne vendimin e tyre. Amerikanet jane ende superfuqi dhe ata vazhdojne te diktojne politikat e tyre ne vende edhe me te forta se Shqiperia. Por tutja (frika) nuk eshte opsioni i duhur. Qofte dhe me riskun e zvarritjes ne opozite te gjate… Lul Basha me te vetet duhet te kete kurajon t’i thote Jo Donaldit dhe Viktorias. Me mire te thone JO se sa te shkojne me kembet e tyre dhe te zbythur ne ‘gijotine’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY