KLSH: 3.2 miliardë lekë dëm buxhetit në 4 muaj, abuzimi më i...

KLSH: 3.2 miliardë lekë dëm buxhetit në 4 muaj, abuzimi më i madh i Tatimeve e Doganave

52
0
Shares

Në arkën e shtetit mungojnë 3.2 miliardë lekë vetëm në katër muajt e parë të vitit. Vlera është dëmi që i ka shkaktuar administrata publike taksave të qytetarëve dhe në krye të listës për abuzime janë tatim-taksat që ndiqen nga doganat dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar. Të dhënat janë bërë publike nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në buletinin e auditit të publikuar dje për periudhën janar-prill të këtij viti.
KLSH thotë se pjesa më e madhe e këtij dëmi, rreth 1.9 miliardë lekë vjen nga mosarkëtimi korrekt i të ardhurave që duhet të shkonin në arkën publike, ose nga abuzimi me shpenzimet e kryera nga administrata, ndërsa pjesa e mbetur lidhet me shkelje të disiplinës financiare, të cilat kanë pasur ndikimin negativ në performancën financiare të institucioneve të audituara.
Sipas KLSH-së, i ndarë sipas fushave, pjesa më e madhe e dëmit prej 877 milionë lekë vjen nga abuzimet në fushën e prokurimeve dhe institucioni me abuzimet më të mëdha është Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Sipas KLSH në katër muajt e parë të vitit pranë këtij autoriteti janë konstatuar mbi 600 milionë lekë dëme ndaj buxhetit.
Në vend të dytë, ndër fushat me abuzimet më të mëdha renditet ajo e tatim-taksave me 461 milionë lekë dhe në vendin e tretë renditen doganat me rreth 364 milionë lekë. KLSH thotë se për këto dëme ka kryer kallëzim penal ndaj 7 zyrtarëve, prej të cilëve 5 janë aktualisht në hetim, ndërsa dy të tjera janë në vlerësim nga prokuroria. Organi kryesor i auditit njofton se paralelisht ka kërkuar zhdëmtimin e dëmit të shkaktuar në masën 1.7 miliardë lekë.

Raporti
Auditimet në ministritë e institucionet qendrore të administratës së qeverisjes vendore e njësi të tjera në nivel vendor, zënë përqindjen më të lartë, konkretisht: Auditimet në ministritë dhe institucionet qendrore zënë 29% të totalit të auditimeve; auditimet në institucionet e administratës së qeverisjes vendore e njësi të tjera në nivel vendor zënë 38,7% të totalit të auditimeve; auditimet në drejtoritë e degët e tatimeve e doganave zënë 9,6%; në institucionet financiare dhe në shoqëritë me kapital të përbashkët shtetëror 16,1%; në subjektet e mbrojtjes së mjedisit 6,4%.
Përveç auditimeve të mësipërme, gjatë kësaj periudhe, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka trajtuar edhe 164 letra dhe ankesa, për probleme të ndryshme, nga të cilat 103 rezultuan jashtë kompetencave dhe juridiksionit të institucionit.
Nga 61 kërkesa dhe ankesa në kompetencë të KLSH, 20 prej tyre janë verifikuar dhe u është dhënë përgjigja përkatëse, ndërsa 31 janë në proces verifikimi. Fushat kryesore të shqetësimit publik të qytetarëve për çështje të qeverisjes në Shqipëri, nga të cilat 21 % e ankesave të adresuara KLSH-së i takojnë administrimit financiar dhe fushës së prokurimit publik; 49% privatizimit dhe kthimit të pronës; 1 % tatime e dogana dhe 29% fushave të tjera.

Nga auditivet e ushtruara gjatë kësaj periudhe janë konstatuar


klsh2A. Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 1,976,541 mijë lekë.

A. 1 Në sektorin e Tatim-Taksave, në vlerën e përgjithshme prej 461,578 mijë lekë
A. 2 Në sektorin e Doganave, në vlerën e përgjithshme prej 333,983 mijë lekë
A. 3 Në fushën e pagave, Shpërblimeve dhe Sigurimeve Shoqërore në vlerën e përgjithshme prej 19,783 mijë lekë
A. 4 Në fushën e prokurimeve, në vlerën e përgjithshme prej 877,349 mijë lekë
A. 5 Në fushën e Shitjes dhe Dhënies me Qira të Pasurisë Shtetërore, në vlerën e përgjithshme prej 69,744 mijë lekë
A. 6 Në fushën e Shpenzimeve Operative, në vlerën e përgjithshme prej 197,685 mijë lekë
A. 7 Në fushën e Urbanistikë, në vlerën e përgjithshme prej 52 mijë lekë
A. 8 Në zërin “Të tjera”, shkelje e disiplinës financiare në vlerën e përgjithshme prej 10,367 mijë lekë.

B. Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 1,216,238 mijë lekë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY