Shqipëria humbet me Ukrainën, rezultati 3-1

Shqipëria humbet me Ukrainën, rezultati 3-1

41
0
Shares

Shqipëria ka shënuar humbje të thellë në miqësoren e luajtur me Ukrainën sonte në mbrëmje në Bergamo të Italisë.

3-1 ishte rezultati final për Ukrainën pas dy golave të tjerë që u shënuan në pjesën e dytë të lojës.

Shqipëria dhe Ukraina e mbyllën në barazim 1-1 pjesën e parë. Fillimisht, kuqezinjtë u gjendën në disavantazhin e një goli në minutat e para të takimit. Ukrainasit shënuan në minutën e 8′ me anë të Stepanenkos. Një top i devijuar në zonë u dërgua në rrjetë nga ukrainasi. Por kuqezinjtë reaguan duke barazuar rezultatin pak minuta më pas pësimit të golit.

Armando Sadiku barazoi shifrat në minutën e 12’.

Në minutën e 49 Ukraina kaloi në avantazh me një gol të shënuar nga Jarmolenko. Një kros nga e majta, devijohet me kohë nga Zuzulia, grushton, Berisha, por Jarmolenko çon topin në rrjetë.

Rezultati u thellua në minutën e 87′ kur Konoplijanka ngjiti në 3 shifrën e golave të shënuar nga Ukraina. Një aksion nga e majta pengohet nga Agolli në zonë, por topi përfundon te Konoplijanka që nuk e ka të vështirë të shënojë pranë Berishës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY