“Ermal Mamaqi në vend të Çanit”, përgjigje për sherrin me Sandrin

“Ermal Mamaqi në vend të Çanit”, përgjigje për sherrin me Sandrin

44
0
Shares

Arjan Cani ka surprizuar me nisjen e emisionit Zonë e Lirë sonte teksa talkshow nisi me moderator Ermal Mamaqi.

Sic duket kjo ishte menduar për të rrëzuar ato cfarë kanë shkruar mediat sot lidhur me mundësinë që Cani të lerë TV Klan sezonin tjetër.

Disa media rozë e kanë shpërndarë lajmin duke mos marrë parasysh se emisioni Zonë e Lirë është i patentuar nga Cani, dhe nëse ai lëviz nga Klani, lëviz edhe emisioni.

Mamaqi i cili ka nënshkruar kohët e fundit një kontratë me TV Klan ka theksuar se nuk do ta zëvendësonte kurrë Arjan Çanin as kontratë dhe as për asgjë tjetër. “Jo Frangaj, po as sikur Nishani të më thoshte, nuk do të zëvendësoja Çanin në “Zonë e Lirë,” tha aktori i njohur i humorit që drejton një emision tjetër në Top Channel.

Mamaqi ndërkaq ka shpjeguar se në tv Klan do të ketë një emision të tij por jo me emrin që kishte te Top Channel e Digitalb, i cili do të nisë në shtator.

“Mendoja se Albanin e kisha shok, por më tha që emrin nuk do ta marrë kurrë,” shpjegoi Ermali duke qeshur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY