FUTBOLL/ Champions League, Real Madrid fiton kupën e 11

FUTBOLL/ Champions League, Real Madrid fiton kupën e 11

175
0
Shares

Real Madrid fiton kupën e 11 të Champions League në finale e sotme me Atletikon e Madridid.
Real Madrid ka triumfuar sonte në “San Siro” të Milanos, duke e mposhtur skuadrën e Simeones nga 11-metërshat.
Koha e plotë dhe shtesë është mbyllur në shifrat e barabarta 1-1, ndërsa gjithçka është vendosur nga pika e bardhë ku janë gjuajtur 8 penallti. “Los Blankos” ralizoi 5 të sakta, ndërsa Atletiko vetëm 3.
Real Madrid ka kaluar në avantazh brenda 15 minutave me anë të kapitenit Serxho Ramos duke e mbyllur pjesën e parë 1-0 falë golit të mbrojtësit spanjoll.
Në pjesën e dytë Atletiko ka pasur rastin të barazojë shifrat në minutën e 49′ me anë të Griezmanit nga pika e bardhë, por nuk ja del. Sulmuesi francez nuk arrin ta konvertojë në gol 11-metërshin e fituar nga Torres. Teksa të gjithë prisnin barazimin e rezultatit, Grizeman gjuan por topi ndalet në traversë. Pas rasteve të njëpasnjëshme skuadra e Simeones ja del të barazojë me anë të Ferreira-Karrasko në minutën e 80′. Vetëm pak minuta më pas madrilenët e Zidanës kishin  rastin të dyfishonin shifrat me anë të Ronaldos.

Formacionet zyrtare

Real Madrid: Navas, Pepe, Ramos, Marcelo, Carvajal, Kroos, Bale, Casemiro, Modrić, Ronaldo, Benzema
Trajner: Z. Zidane


Atlétiko: Oblak, Juanfran, Godín, Savić, Filipe Luís, Koke, Fernández, Gabi, Saúl Ñíguez, Griezmann, Torres
Trajner: D. Simeone

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY