FOTO/ Teknologjia në stërvitje, De Biazi i vesh futbollistët me jelekë “spiunë”

FOTO/ Teknologjia në stërvitje, De Biazi i vesh futbollistët me jelekë “spiunë”

43
0
Shares

Futbollistët e Kombëtares shqiptare gjatë seancave stërvitore të dy ditëve të para kanë mbajtur veshur një “jelek” (GPSports), i cili shërben për të ndihmuar përgatitësit dhe stafin që të kuptojë se cili nga lojtarët kuqezinj impenjohet më shumë gjatë ushtrimeve. Diçka të tillë e përdorin thuajse të gjithë lojtarët e tjerë në kampionatet më elitare në Europë edhe gjatë ndeshjeve zyrtare. Ky jelek që vendoset në kraharor dhe te shpatullat mat pulsin e zemrës, intensitetin e vrapimit të lojtarëve, volumin e vrapimit dhe gjithçka tjetër ka të bëjë me anën fizike. Kjo pajisje që mund të vishet sipër fanellës ose poshtë saj dhe peshon 70 gramë.
Shkenca e ka ndihmuar shumë sportin dhe këto ide inovative shërbejnë për të rritur performancën e lojtarëve dhe skuadrave në tërësi. Me këto pajisje mund të matim shpejtësinë, të rrahurat e zemrës, distancën që kanë përshkruar lojtarët, prekjet e topit, ndryshimin e drejtimit të vrapimit. Thuajse të gjithë lojtarët e Xhani De Biazit kanë veshur këtë jelek.
Stafi mjekësor dhe ai teknik ka llogaritur gjithçka me detaje që Shqipëria dhe futbollistët e saj të përgatiten ashtu si kombëtaret e mëdha. Kjo pajisje shërben gjithashtu për të kuptuar nëse ndonjë lojtar ka probleme fizike dhe nuk është në 100 %-shin e tij. /panoramasport/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY