Flet kreu i FMN-së Reinke, pasi i tundi kokën Ramës

Flet kreu i FMN-së Reinke, pasi i tundi kokën Ramës

44
0
Shares

Përfaqësuesi i FMN në Shqipëri Jens Reinke në një intervistë për gazetaren Aurora Sulçe të TV “Ora Neës” tha se vlerësova performancën e ekonomisë nën asistencën e FMN. Reinke tha se duhet miratuar reforma në drejtësi, ndërsa vuri theksin te përmirësimi i klimës së biznesit.
“Vlerësova performancën e ekonomisë nën asistencën e FMN. Duhen bërë disa përmirësime për klimën e biznesit. Duhet miratuar reforma në drejtësi, administrimi i taksave. Takimi i parë i biznesit me qeverinë është administrimi tatimor. Nëse procedurat perceptohen të drejta shihet me besim administrimi. Shqipëria duhet të zgjedhë rrugën drejt BE. Reforma në Drejtësi impakt më të gjerë se vetëm në ekonomi. Ka investitorë që hezitojnë për shkak të moszbatimit të ligjit. Nëse reforma nuk miratohet do ketë efekt negativ te klima e biznesit”, tha Reinke
Përfaqësuesi i FMN tha se mbështesim Bankën e Shqipërisë në politikën monetare.
“Mbështesim BSH në politikën monetare. BSH nuk i ka ezauruar ende stimujt e politikës monetare. Nuk mjaftojnë vetëm masat e BSH, duhet përmirësim i klimës biznesit”, shtoi kreu i FMN-së
Po ashtu Jens Reinke tha se ekzistojnë edhe rreziqe në ekonomi të cilat vijnë nga faktorë të ndryshëm, duke përfshirë edhe ritmin e reformave.
“Ka rreziqe për ecurinë e ekonomisë, të cilat vijnë nga ambienti ndërkombëtar, nga rënia e çmimeve në bursa, por edhe nga rritmi i reformave. Qeveria duhet të zbatojë brenda afateve të parashikuara reformat”, përfundoi Reinke.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

FORUMI/ Rama shpërthen ndaj kreut të FMN: Thuaj ndonjë fjalë të mirë, mos ma tund kokën!
/web/FORUMI_Rama_shperthen_ndaj_kreut_te_FMN_Thuaj_ndonje_fjale_te_mire_mos_ma_tund_koken_19457_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY