FORUMI/ Biznesmeni amerikan “ia përplas në fytyrë” Ramës: Me paketën tuaj fiskale...

FORUMI/ Biznesmeni amerikan “ia përplas në fytyrë” Ramës: Me paketën tuaj fiskale hoqa 80 persona nga puna

37
0
Shares

Një biznesmen i huaj, amerikan, ka zhvlerësuar propagandën qeveritare, për paketën fiskale. Këtë e ka bërë sot në forumin ekonomik, kur të vërtetën “ia përplasi në fytyrë”, kryeministrit Edi Rama.
“Unë jam Patriku dhe kam një kompani bitumi në Selenicë. Në paketën e parë fiskale unë kam pasur një shqetësim dhe i kam dërguar letër ish ­ministrit të Financave Cani dhe ministrit aktual Ahmetaj dhe shumë të tjerëve se ajo paketë nuk duhet të kalonte sepse do të dëmtonte biznesit. Por ajo që ndodhi ishte se paketa u miratua dhe unë u detyrova të heqë nga puna 80 persona…”, tha Patriku.
Por kryeministrit të Shqipërisë, kritika nuk i ka pëlqyer dhe i është drejtuar biznesmenit duke i thënë se “ishte bërë shumë shqiptar… Kjo ka kaluar, tani vërtet do ta tregosh këtë histori…? Është rregulluar me paketën fiskale të korrikut…”.
Biznesmeni amerikan e ka ndërprerë tentativën për propagandë nga kryeministri Edi Rama.
“Po, por unë dua ta ndaj, pasi ju nuk keni marrë masa për personin që e hartoi paketën fiskale. Ai duhet të mbajë përgjegjësi për dëmin ndaj biznesit, por vazhdon të jetë ende në punë”, tha me tej biznesmeni amerikan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY