ROLAND QAFOKU/ Ndjehemi me fat që të kishim…, lamtumirë Gim Nezaj!

ROLAND QAFOKU/ Ndjehemi me fat që të kishim…, lamtumirë Gim Nezaj!

98
0
Shares

“Tani jam bërë më mirë. Kam filluar ta ndjek sërish emisionin. Të uroj të mira ty dhe familjes tënde”. Këto radhë të shkruara pak muaj më parë në messenger më vinin në inbox nga Agim Nezaj.
E dinte që ishte rëndë. E dinte që kjo rrugë e ligë që e kishte mbërthyer keq e kishte një fund. Por kurajoja e tij ishte unikale.
Ku e gjente forcën, pyesja gjithnjë veten gjatë kësaj kohe?
Vetëm sot që mora lajmin e rëndë plumb se Gimi nuk jeton më, di ta jap përgjigjen: Energjitë e tij ishin vetëm pozitive.
Kam afro 30 vjet që e njoh Agim Nezën. Nuk e pashë asnjëherë me dyshim. Nuk pashë te ai asnjë ligësi. Nuk e pashë asnjëherë të mos gëzohej për të tjerët. Nuk e pashë asnjëherë të mos kishte gëzim e të mos qeshte siç dinte ai. Nuk e pashë asnjëherë të mos bënte atë humorin e hollë që duke i shtuar “ë” në fund dukej sikur i hidhte edhe më shumë kripë.
Mik dhe i ftuar i përhershëm i emisionit tim, në asnjë puntatë nuk mungoi shpotia e tij. Ndjehesha aq mirë sa herë e kisha në studio.
Por më shumë si një mik të vjetër.
Ishte i sinqertë, pozitiv, plot shpresë dhe një mik i rrallë që realisht në kohët e sotme gjenden rrallë. Lotët nuk mjaftojnë për Gimin e dashur.
Na ike mik, por prapa na ke lënë kaq kujtime të mira.
Ndjehemi me fat që të kishim. Lamtumirë Gim Nezaj!
agim nezaj - roland qafoku1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY