Parukierja kundërshton kontrollin, “burgos” në dyqan tatimorin

Parukierja kundërshton kontrollin, “burgos” në dyqan tatimorin

60
0
Shares

Një parukiere 45-vjeçare është gjobitur nga Gjykata e Tiranës për kundërshtimin që ka bërë ndaj dy punonjësve të Tatimeve, të cilët do të ushtronin kontroll në biznesin e saj.
Sipas Gjykatës së Tiranës, përveçse i ka ofenduar dhe u ka hedhur në rrugë dosjet e tyre, parukierja O. K. edhe ka kyçur në dyqan për disa çaste një prej tatimorëve, raporton “Panorama”.
Referuar vendimit të arsyetuar, rezulton se dy tatimorët K. D. dhe G. M. kanë shkuar për kontroll në lokalin e 45-vjeçares rreth orës 19:00 të 23 shtatorit 2015.
E pandehura ka mohuar akuzën e ngritur ndaj saj, duke pretenduar se në të njëjtën ditë ishte kontrolluar disa herë nga tatimorët. Ajo ka pohuar se në momentin e ngjarjes po nxitonte për te vajza e saj e sëmurë.
“Në lidhje me këtë ngjarje, janë njoftuar nga ana e inspektorëve tatimorë shërbimet e policisë dhe eprori i tyre. Në momentin kur kanë ardhur punonjësit e policisë në lokalin në fjalë, ata kanë gjetur të mbyllur brenda në lokal shtetasin K. D. Në vijim, punonjësit e policisë kanë shoqëruar për në komisariat të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje”, rrëfehej ngjarja në vendimin e gjykatës.
Në vendimin e shpallur pak ditë më parë, e pandehura O. K. është deklaruar fajtore për akuzën “kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe është dënuar me 60 mijë lekë gjobë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY