Aksidentimi me vdekje i dy fëmijëve, arrestohet zyrtari i tretë në ARRSH

Aksidentimi me vdekje i dy fëmijëve, arrestohet zyrtari i tretë në ARRSH

43
0
Shares

Një ditë pas ndalimit të zyrtareve të lartë të këtij autoriteti, një tjetër drejtor i saj është arrestuar, si përgjegjës për mosvendosjen e parmakëve mbrojtës në autostradën Plepa – Golem, në vendin ku humbën jetën dy fëmijë, në aksidentin tragjik të së shtunës. Pas drejtorit juridik Dritan Fejzo dhe drejtorit rajonal të autoritetit rrugor të Tiranes, Bib Gjomarkaj është prangosur me urdhër të prokurorisë së Kavajës edhe Lek Tushaj, me detyrë drejtor i sigurisë rrugore në ARRSH.
Mbi Tushjan është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës. Sipas prokurorisë ai ka marrë në dorëzim rrugën kur në fakt ajo nuk plotësonte kushtet e sigurisë dhe nuk kishte sinjalistikën e duhur. Për prokurorinë ndërprerja e trafik ndarëses në vendin e aksidentit ku humbën jetën dy fëmijët ishte një arsye e fortë që Autoriteti Rrugor Shqiptar, të mos e merrte në dorëzim aksin rrugor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY