TARIFAT/ Rrugët do të bëhen me pagesë, 9 akset që do të...

TARIFAT/ Rrugët do të bëhen me pagesë, 9 akset që do të kushtojnë

63
0
Shares

Foto, Segment i rrugës Levan – Tepelenë

Këshilltarët ndërkombëtarë të pajtuar nga qeveria për të hartuar strategjinë kombëtare të taksimit rrugor kanë propozuar bërjen me pagesë të akseve më të rëndësishme të vendit.
Dokumenti konfidencial, i cili është përgatitur nga Eurokonsalltwnts për llogari të qeverisë shqiptare. Dokumenti rekomandon 9 akse si më të përshtatshme për tu bërë me pagesë, përmes një procesi gradual me katër faza.
Sipas tij, në fazën e parë, e cila do të jetë e menjëhershme propozohet të bëhen me tarifë kalimi katër rrugët kryesore të vendit, autostrada
Tiranë – Durrës, ajo
Tiranë – Elbasan, rruga
Durrës  – Kukës dhe
Rruga e Arbrit pasi të jetë përfunduar.
Pas instalimit të pagesës në këto segmente, propozohet të vendosen në sistem tarifimi rruga
Levan  – Vlorë dhe ajo
Durrës – Fier, edhe këto dy akse të ndërtuara rishtaz.
Në fazën e tretë do të vendoset pagesa për rrugën
Levan – Tepelenë dhe rrugët e fundit që do të përfshihen në skemën e tarifimit janë
Elbasan – Kapshticë dhe
Tiranë – Hani i Hotit.
Sipas dokumentit, tarifa e propozuar që duhet të paguajnë qytetarët varion nga 0.5 deri në 3.5 cent të euros për çdo kilometër.
Kjo do të thotë se në një rrugë me gjatësi 100 kilometër çdo automjet duhet të paguajë deri në 3.5 euro për të kaluar. Sipas strategjisë këto para do të përdoren për mirëmbajtjen e rrugëve ekzistuese dhe ndërtimin e atyre të rejave.
Banka Botërore parashikon se Shqipërisë i duhen 400 milionë dollarë për mirëmbajtjen e fondit rrugor në katër vitet e ardhshme, dhe një pjesë e kësaj kostoje mund tu ngarkohet qytetarëve duke e bërë kalimin me pagesë. /topchannel/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY