ARSYET/ Ndalet rritja, të ardhurat buxhetore ranë me 4 % në mars

ARSYET/ Ndalet rritja, të ardhurat buxhetore ranë me 4 % në mars

53
0
Shares

Të ardhurat buxhetore shënuan një rënie vjetore me 4 për qind në muajin mars, ndonëse në nivel tremujor arkëtimet janë 10 për qind më të larta se të vitit të kaluar, për shkak të ecurisë pozitive në janar e shkurt.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave totali i të ardhurave në muajin mars ishte 1.2 miliardë lekë më i ulët se i marsit 2015, apo 4 % më pak.
Të ardhurat nga tatimet dhe doganat kanë pasur një ecuri të mirë duke shënuar një rritje me 11 për qind në krahasim me 2015, porse rënia duket të ketë ardhur nga zërat jo tatimorë.
ulet-ritmiNë marsin e vitit që shkoi arkëtimet nga të ardhurat jo tatimore shënuan 4.9 miliardë lekë. Ky zë në atë periudhë i dedikohej shitjes lejeve 3G ndaj operatorëve celularë. Nga të ardhurat jo tatimore në tremujorin e parë janë arkëtuar vetëm, 1.5 miliardë lekë me një rënie 68 për qind në krahasim me 2015.
Më përkeqësim janë edhe të ardhurat nga pushteti vendor. Megjithëse janë bërë përpjekje për rritjen e arkëtimeve të taksës së pasurisë, duke e përfshirë atë të fatura e ujit, sërish të ardhurat nga taksa e banesave janë më rënie. Në mars 2016 të ardhurat nga pushteti vendor janë ulur me 10 për qind, ku rënien më të madhe e ka pësuar taksa mbi pasurinë ndërtesat me 45 për qind më pak se marsin e vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave të ardhurat nga taksat e biznesit të vogël në mars janë rritur me 200 % në krahasim me marsin e vitit 2015. Më poshtë shihet tabela me ndryshimet përkatëse në të gjitha zërat e të ardhurave.
tabela-11Ngadalësimi i rritjes së të ardhurave ishte i pritshëm, për shkak se rritja dy shifrore e dy mujorit i dedikohej dhe nivelit të ulët të të ardhurave në janar-shkurt 2015, për shkak të problemeve që u hasën me sistemin e ri on-line dhe uljes së importeve të mallrave të akcizës, teksa ato u importuan ndjeshëm më shumë në dhjetor 2014, në pritje të rritjes së taksave.
Financat duket se do ta kenë të vështirë të ruajnë ritmin e lartë të rritjes së të ardhurave të konstatuara në dy muajt e parë të vitit. Niveli ulët i të ardhurave në dy muajt e parë të vitit të kaluar dhe rritja e fortë e mallrave të akcizës, dy faktorët që ndikuan në rendimentin e mirë të janar-shkurtit, nuk pritet të “ndihmojnë” më në muajt në vijim.
Në janar dhe shkurt 2015 u mblodhën më pak se 30 mld lekë në muaj (25.7 mld në janar dhe 26 mld lekë në shkurt), më pas, ritmi u përmirësua ndjeshëm dhe mesatarja mujore ishte gati 33 miliardë lekë në muaj (as shkurti as janari 2016 nuk e kapën këtë mesatare të mars-dhjetorit 2015).

(“Monitor”)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY