Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për pezullimin e ligjit të pronave

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për pezullimin e ligjit të pronave

43
0
Shares

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për pezullimin e ligjit për pronat. Me këtë vendim, gjykata nuk merr parasysh kërkesat e subjekteve për pezullimin e ligjit.
Sipas Gjykatës Kushtetuese, ligji i qeverisë nuk dëmton pronarët.
Kërkesa për pezullim është bërë nga Presidenti, PD, PR dhe ish- pronarët
Më herët gjatë seancës së sotme në Gjykatën Kushtetuese, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, deputeti Oerd Bylykbashi theksoi se ligji parashikon vetëm kompensim fizik dhe se nuk e njeh konceptin e kthimit të pronës.
“Ligji i ri nuk e njeh konceptin e kthimit të pronës. Ligji e kthen pronën në kohën e komunizmit.”, tha Bylykbashi.
Kuvendi rrëzoi dy muaj më parë dekretin e Presidentit që ktheu për rishqyrtim në parlament ligjin në fjalë, duke lënë në fuqi atë të miratuar më 4 dhjetor në seance parlamentare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY