TËRMETI/ Mbi 230 viktima në Ekuador, Presidenti: Gjendje të jashtëzakonshme

TËRMETI/ Mbi 230 viktima në Ekuador, Presidenti: Gjendje të jashtëzakonshme

39
0
Shares

Të paktën 233 janë konfirmuar të vdekur nga tërmeti që goditi Ekuadorin, një nga më të fuqishmit në dekada.

Rreth 10 mijë trupa ushtarake dhe rreth 3 500 punonjës policie janë zhvendosur në zonat e prekura në operacionet e sigurisë.

Tërmeti prej 7.8 ballësh goditi vendin të shtunën në mbrëmje jo aq larg Kolumbisë fqinje.

Presidenti i Ekuadorit Rafael Correa bëri të ditur numrin e viktimave, teksa u kthye me shpejtësi në vend duke ndërprerë një vizitë në Itali.

Ai ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend, ndërsa bëri thirrje për “qetësi dhe për bashkim”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY