Ankohet avokati i Shullazit: Policia s’më lejon të takoj klientin, të ndaluarit...

Ankohet avokati i Shullazit: Policia s’më lejon të takoj klientin, të ndaluarit nuk i pranojnë akuzat

64
0
Shares

Avokati i dy të arrestuarve Emiliano Shullazi dhe Gilmando Dani e ka quajtur “pengesë artificiale”, moslejimin për të takuar klientët e tij. Sipas tij, policia i kërkon lejen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
“Të drejtën për të marrë kontakte me të ndaluarin e njeh kodi i procedurës penale… artificë e krijuar për të na penguar në ushtrimin e detyrës sonë. Na u kërkua leje nga prokurori i krimeve të rënda për të takuar klientët”, tha për mediat avokati Alban Qafa.
Nga ana tjetër, avokati bëri të ditur se të ndaluarit nuk i pranojnë akuzat që janë ngritur ndaj tyre.
“Janë të ndaluar me urdhër ndalimi nga Prokuroria, nuk na është vënë në dispozicion asnjë urdhër asnjë dokument nga prokuroria. Në dijeninë time ata nuk i pranojnë akuzat e ngritura”,  tha avokati Qafa.
Emiliano Shullazi u arrestua mbrëmë me dy bashkëpunëtorët e tij Gilmano Dani dhe Blerim Shullazi. Ata akuzohen për vendosje gjobash dhe kërcënim me eksploziv biznesmenëve të ndryshëm.


alban qafa, avokati
Foto, avokati Alban Qafa

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY