Saimir Tahiri ping-pong fjalësh për arrestimet…, por nuk ia përmend emrin Emiliano...

Saimir Tahiri ping-pong fjalësh për arrestimet…, por nuk ia përmend emrin Emiliano Shullazit

157
0
Shares

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka folur për arrestimin e Emiliano Shullazit…, por nuk ka guxuar t’ia përmend emrin atij.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Tahiri ka bërë kujdes që “të mos harroj” ti përmend emrin Edi Ramës, për mosndrëhyrje në zgjedhjet për rektor e dekanë universitetesh, sikurse nuk ka hezituar ti përmend emrin edhe Sali Berishës dhe Luzlim Bashës…, por jo Emiliano Shullazit.

Postimi i plotë i Saimir Tahirit në “Facebook”


sh_copy_1“Policia kryen arrestime, Saliu me Lulin thone qe nderkombetaret paskan urdheruar Edi Ramen qe ta beje kete, pasi po sipas Saliut dhe Lulit ai e perdori te arrestuarin kryesor per te kercenuar kandidatin per rektor!
Cfare degradimi moral, politik, logjik!
Edi Rama dhe PS nuk kane nderhyre asnje cast dhe ne favor te askujt ne garen e zgjedhjeve universitare. Keto qe po zhvillohen jane te parat zgjedhje te lira nga ndikimi i qeverise qe jane zhvilluar ndonjehere ne universitete.
Ndersa Policia e Shtetit provoi edhe njehere se nen kete qeveri s’ka asnje te mbrojtur nga ligji, asnje mbi ligjin.
Sot na akuzojne per te njejtat gjera qe i benin vete kur ishin ne qeveri.
Ne kete vend, per dy dekada, ka vetem nje njeri e nje parti qe ka nxitur, perkrahur e mbrojtur boten e krimit, e po keta kane goje sot te akuzojne ne.
Prandaj Saliu dhe Luli sot meritojne vetem fjalen e urte popullore qente le te lehin karvani ecen perpara!”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY