Gruaja e Fiqiriut: Nuk ia fal Nazime Vishës, burri mori nje kredi...

Gruaja e Fiqiriut: Nuk ia fal Nazime Vishës, burri mori nje kredi për dashnoren

65
0
Shares

Gruaja e Fiqiri Mucës është zemëruar nga dekreti i Presidentit Bujar Nishani për faljen e pjesës së mbetur të dënimit për Nazime Vishën. Mynyre Muça, bashkëshortja e viktimës, e ka cilësuar një vendim të padrejtë faljen e vrasësit të bashkëshortit të saj, babait të pesë fëmijëve.

“Presidenti s’kishte arsye pse të falte Nazimen. Ligji është ligj. Nuk jemi thirrur në asnjë seancë. Ky është një shtet kriminel, hajdutësh dhe jo një shtet ku mund të gjesh e të marrësh drejtësi”, ka thënë Mynyre Muça, gruaja e viktimës, gjatë një interviste për gazetën “Panorama”.

“Unë jam grua dhe nuk do ta fal Nazimen kurrë. Nazimja më shkatërroi familjen, ajo nuk vrau vetëm Fiqiriun, por të gjithë familjen. Nuk do ta fal kurrë. Ne jemi dëmtuar shumë nga kjo ngjarje, pasi pas vdekjes së bashkëshortit (Fiqiriut), jemi shkatërruar totalisht si familje. Burri na la një mal me halle, ku ndër të tjera edhe një kredi që kishte marrë për të blerë dhurata për dashnoren”, tregoi Mynyrja .

Sipas saj Fiqiriu, pa dijeninë e saj kishte marrë një kredi në një bankë, rreth 1 milion e gjysmë lekë, për t’i blerë dhurata Nazimes. “Tani banka m’i kërkon lekët mua. Vijnë sjellin njoftime në shtëpi, duan lekët. Unë nuk kam asnjë mundësi për ta mbyllur këtë kredi, por edhe të kisha pasur mundësi, nuk do ta mbyllja sepse nuk kam qenë në dijeni të kredisë që kishte marrë Fiqiriu”, thotë gruaja e Fiqiri Mucës i cili u vra nga Nazime Visha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY