Zbardhet dëshmia e kryeterroristit Salah: Pse nuk e hodha veten në erë...

Zbardhet dëshmia e kryeterroristit Salah: Pse nuk e hodha veten në erë në Paris

56
0
Shares

Televizioni francez BFM ka publikoi rrefimin e Salah Abdelslam nga policia belge. Terroristi që mori pjesë në sulmet e 13 nëntorit në Paris ka shpjeguar rolin e tij gjatë sulmeve.

Salah Abdelslam ka hequr dorë në minutën e fundit nga idea për të hedhur veten në erë në “Stade De France” në Paris natën e atentateve të 13 nëntorit. Këtë e ka thënë ai vetë gjatë marrjes në pyetje të zhvilluar me 19 mars nga policia belge, ku Televizioni francez BFM ka arritur që të sigurojë transkriptin. I superkërkuari për sulmet e parisit, i arrestuar pas 4 muajsh në arrati në Bruksel, ka shpjeguar kështu rolin e tij natën e 13 nëntorit.

“Kam marrë me qera një makinë për të shkuar tek hotelet për tu pregatitur për atentatet e Parisit. Këtë e kam bërë me kërkesë të vëllait tim Brahimit. Në momentin e atentateve kisha me vete një jelek eksploziv. Mbrëmjen e atentateve isha në një makinë të tipit Renault Clio me Bilal Hadfi dhe me dy persona të tjerë, të cilëve nuk ua dija rolin. Unë ngisja: duhej të shkoja tek stadiumi për te hedhur veten në erë bashkë me bashkëpunëtorët e mij. Por hoqa dorë pasi parkova: lashë të zbrisnin pasagjerët, dhe pastaj kam ngarë makinën pa një drejtim të caktuar dhe kam parkuar dikund, por nuk e di se ku”.

Salah shpjegon se më pas ka telefonuar Mohamed Abrini, i cili është personi që e ka kthyer atë në Belgjikë dhe është i supërkërkuar nga policia. Salah jep dhe detaje mbi përbërjen e komandos.

“9 persona pa llogaritur veten, 10 në total. Unë njihja Bilal Hadfi dhe Chaki, dy irakenët që kam shoqëruar në stadium dhe Abaaoud. Për të tjerët nuk dij asgjë, nuk i kam parë ndonjëherë më parë”.

Salah tregon se ai që e ka përfshirë në planin terrorist ishte vëllai i tij, dhe ai e ka njohur atë me pjesën tjetër të celulës të drejtuar nga Abdelhamid Abaaoud.

“Gjithmonë kur duhej të paguaja diçka për të pregatitur atentatet, paratë vinin nga Brahimi. Ndërsa ai i merrte nga Abaaoud.Dhe ai më ka treguar se Abaaoud është përgjegjësi. Jam takuar me Abaaoud në Charleroi natën mes 11 dhe 12 nëntorit të 2015. Ishte hera e parë që e shikoja në jetën time”.

Por kjo deklaratë e tij është pak e besueshme pasi Abdelslam dhe Abaaoud ishin dënuar në Belgjikë në 2010 për vjedhje. Salah është shprehur edhe se nuk e njeh Nazhim Lakraui, i cili ka pregatitur pajisjet eksplozivë të sulmit në Paris, dhe që hodhi veten në erë në aeroportin e Brukselit. Ndërkohë, ministri belg i drejtësisë ka bërë të ditur se Salah Abdelslam nuk pranon më që të bashkëpunojë me hetuesit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY