FUTBOLL/ Përfundon miqësorja Austri – Shqipëri, 2 – 1

FUTBOLL/ Përfundon miqësorja Austri – Shqipëri, 2 – 1

46
0
Shares

Ka përfunduar me rezultatin 2 – 1, në favor të Austrisë, miqësorja e futbollit me Shqipërinë.
Pjesa e dytë ka nisur mirë për Shqipërinë, ka qenë Ermir Lenjani, i cili ka shënuar golin e parë në minutën e 46′, duke e ngushtuar rezultatin me Austrinë në 2-1.
Ndërkohë, kuqezinjtë që nga minuta e 78 e pjesës së dytë, luajtën me 10 lojtarë pasi  Ergys Kace mori kartonin e dytë të verdhë, duke dalë jashtë fushës së gjelbër.
Kuqezinjtë kanë zhvilluar një pjesë të parë të dobët ndaj Austrisë në stadiumin “Ernest Happel”, ku mes 30 mijë tifozëve janë rreth 7-8 mijë shqiptarë.
Austria, e cila merr pjesë për herë të dytë në Kampionatin Evropian e ka nisur mirë ndeshjen miqësore ndaj Shqipërisë. Ata kanë shënuar me anë të Janko që në minutën e 6-të të lojës.
Sërish një gabim i mbrojtjes së Shqipërisë është shfrytëzuar nga lojtarët e Austrisë duke e kthyer në gol. Pas 13 minutash lojë, austriakët kalojnë në avantazh 2-0.

Pasaporta e ndeshjes


Austri – Shqipëri, 2 – 1
Golat: Janko 06′ Harnik 14’/ Lenjani 47′
Austria: Almer, Dragović, Fuchs, Hinteregger, Klein, Alaba, Arnautović, Baumgartlinger, Harnik, Junuzović, Janko
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Cana, Mavraj, Lila, Agolli, Lenjani, Kaçe, Xhaka, Abrashi, Balaj; Trajner: Xhani De Biazi

Minutë pas minute

Pjesa e parë
02′ Ka nisur ndeshje vrullshëm nga të dyja skuadrat. Janko ka një mundësi, por shpërdoron.
03′ Mundësi për Austrinë, Alaba pason te Janko, ky i fundit tenton të shërbejë për një nga shokët e skuadrës, por jo si duhet.
04′ Lenjani niset me shpejtësi në krahun e majtë, kroson në qendër, aty Abrashi godet nga jashtë zone, por shumë e gabuar goditje e tij.
06′ GOL AUSTRIA. Shënon Janko. Gabim në mbrojtjen tonë, përfiton Janko i cili shmang bukur edhe Agollin dhe më pas e dërgon topin në rrjetë.
09′ Tjetër mundësi për austriakët. Krosim nga e djathta, Janko kërcen mbi të gjithë dhe godet me kokë, por pret Berisha. Totalisht të çorientuar mbrojtësit tanë.
12′ Goditje dënimi për Kombëtaren tonë, kroson Kaçe, Mavraj godet me kokë, por jashtë kuadratit
13′ GOL AUSTRIA, Shënon Harnik. Gabim trashanik i Mavrajt që lë topin të kalojë dhe Harnik përfiton duke dalë i vetëm dhe duke realizuar edhe golin e dytë.
17′ Junuzoviç depërton bukur brenda zonës, gjuan në pozicion të prirët, por jashtë.
22′ Rast i parë për Shqipërinë, Balaj godet me kokë pas një goditje kendi, por pret portieri.
25′ Goditje dënimi për vendasit në krahun e majtë, goditje drejt portës, por grushton Berisha.
26′ Lenjani lëshon një predhë nga distanca me të majtën, por topi kalon njitur me traun e portës. Kërcënues kuqezinjtë.
30′ Shqipëria luan mirë në këto minuta, qarkullon topin dhe fillon të shtyjë përpara.
35′ Ritmi i lojës ka rënë ndjeshëm. Austria është kthyer mbrapa dhe po administron lojën duke u përpjekur të mbajë topin në kë,bë. Shqipëria ka vështirësi në ndërtimin e aksioneve.
40′ Junuzoviç pengohet nga Cana brenda në zonë, por nuk ka penallti. Protestojnë vendasit.
43′ Përpiqen kuqezinjtë me Balajn dhe Lenjanin, por ky i fundit kroson keq duke shpërdoruar një mundësi të mirë.

Pjesa e dytë

46′ GOOOOL LENJANIIII. E nis me gol pjesën e dyte Shqipëria, Lenjani rrëmben një top në mesfushë dhe niset me shpejtëzi drejt portës. Del i vetëm dhe godet me të majtën duke realizuar një gol mjaft të bukur. Ngushtohen diferencat.
55′ Faull i Kaçes ndaj Junuzovic dhe arbitri e ndëshkon me karton të verdhë.
57′ Pranë golit Austria. Një tjetër neglizhencë në mbrojtjen tonë dhe Junuzoviç për pak sa nuk e dërgon topin në rrjetë. Shpëton për mrekulli porta e Berishës.
59′ Cana në ndihmë të sulmit merr një pasim perfekt, tenton me kokë, por nuk kordinohet si duhet dhe shpërdoron.
63′ Vijojnë te mbeten përpara kuqezinjtë, Lenjani përpiqet në krahun e maajtë, por zihet në pozicion jashtë loje.
68′ Junuzovic provon me të majtën nga distanca, por pret në pozicion Etrit Berisha.
71′ Minuta të mira për kuqezinjtë, Roshi rrezik konstant në krahun e djathtë.
75′ Vazhdojnë të mbeten përpara djemtë e De Biazit. Austria mbrohet mirë.
78′ Karton i dytë i verdhë për Kaçen dhe mesfushori lë Shqipërinë me 10 lojtarë.
79′ Zëvendësimi i tretë për Shqipërinë. Sadiku zë vendin e Ermir Lernjanit.
83′ Loje e hapur në këto minuta dhe raste për të dyja skuadrat, por nuk finalizojnë dot.
86′ Dy zëvendësime të tjera për Shqipërinë. Largohet Xhaka, Abrashi, në fushë Basha, Kukeli.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY