FUTBOLL/ Ndryshojnë rregullat e lojë, ja risitë

FUTBOLL/ Ndryshojnë rregullat e lojë, ja risitë

48
0
Shares

Bordi i Federatave të Futbollit, në mbledhjen e zhvilluar në Kardif të Uellsit, ka vendosur që të përdoret moviola në fushë. Pas teknologjisë në vijën e portës, u miratua zyrtarisht përdorimi i pamjeve filmike për çdo episod të dyshimtë që lind gjatë një ndeshjeje futbolli.
Ky sistem i ri teknologjik do të testohet fillimisht për një periudhë 2­-vjeçare duke nisur që nga sezoni 2017-­2018, ndërkohë që aktiviteti i parë që do të ketë moviolën në fushë do të jetë pikërisht Europiani i vitit 2020. Moviola në fushë do të përdoret në rastet e golave, faulleve, pozicioneve jashtë loje, në rastet e kartonëve të kuq dhe akordimit të 11­metërshave. Megjithatë, vendimin përfundimtar do ta marrë arbitri. Gjithashtu është ndryshuar edhe rregulli i kartonit të kuq automatik për lojtarin e fundit ose portierin që shkakton 11-metërsh.
“Nëse portieri ose mbrojtësi, në përpjekje për të kapur topin shkakton një ndërhyrje të parregullt brenda lojës korrekte, nuk do të jepet karton i kuq, por vetëm i verdhë. Në të gjitha rastet e tjera, si ndërhyrjet e dhunshme që mohojnë një gol, do të ketë karton të kuq. Kjo normë do të hyjë në fuqi brenda 1 qershorit për Europianin dhe për Kupën e Amerikës”, ka thënë Infantino.
Vendet që kanë shfaqur gatishmërinë për eksperimentimin e moviolës në fushën e lojës janë Gjermania, Holanda, Italia etj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY