FUTBOLL/ Partizani fiton derbin, mposht 2 – 0 Tiranën

FUTBOLL/ Partizani fiton derbin, mposht 2 – 0 Tiranën

49
0
Shares

Partizani ka mposhtur Tiranën sot në derbin e kryeqytetit në futboll në stadiumin “Qemal Stafa” takim i vlefshëm për javën e 24-ët të Kategorisë Superiore.
Takimi i luajtur sot ka folur i gjithi për ekipin e kuq të cilët kanë qenë edhe njëherë triumfues. Pas kësaj ndeshje, Partizani gjendet vetëm 1 pik larg Skënderbeut.
Goli i parë u shënuan në minutën e ‘6 të pjesës së parë nga Sukaj. Fejzullahu depërtoi bukur në krahun e djathtë, krosoi drejt zonës dhe Sukaj i shpëtoi mbulimit të mbrojtësve dhe goditi me kokë duke e dërguar topin në rrjetë.
Në minutën e ‘12 të pjesës së parë Fejzullahu dyfishoi rezultatin. Ishte një goditje dënimi në krahun e majtë, krosim drejt zonës, Fejzullahu goditi me kokë dhe Bakaj nuk arrin ta presë, duke e lënë të shkojë sërish në rrjetë.
Ndërkohë, në ndeshjen e sotme nuk munguan incidentet. Ndeshja u ndërpre për pak minuta në pjesën parë për shkak të përdorimit të objekteve me rreze lazër ndaj trajnerit Ilir Daja dhe portierit Edvan Bakaj. Kjo bëri që gjyqtari Lorenc Jemini të ndalte zhvillimin e takimit në minutën e 36’ të pjesës së parë, gjatë kohës kur Partizani kryesonte 2-0. Dy kapitenët respektivë folën me tifozët dhe ndeshja filloi pas rreth dy minutash ndërprerje.
Pjesa e dytë filloi me pak minuta vonesë. Këtë herë gjyqtari nuk pranoi fillimin e ndeshjes pa u pastruar më parë fusha, për shkak të sendeve (letrave) të hedhura nga tifozët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY