Gianni Infantino zgjidhet President i ri i FIFA-s

Gianni Infantino zgjidhet President i ri i FIFA-s

46
0
Shares

Gianni Infantino është zgjedhur në krye të FIFA-s pas raundit të dytë të votimit në Asamblenë Zgjedhore të mbajtur këtë të premte në Zyrih. Infantino ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të UEFA-s.
Italo-zvicerani arriti të marrë 115 vota në raundit e dytë të votimit, ndërsa sheiku i Bahrejnit Al Khalifa u rendit i dyti me 88 vota, princi i Jordanisë, Al Hussein, 4 vota, ndërsa Jerome Champagne nuk arriti të merrte asnjë votë në këtë raund.
Raundi i parë i votimit nuk arriti të zgjidhte presidentin pasi asnjëri nga kandidatët nuk arriti të merrte dy të tretat e votave, ndërsa në raundin e dytë ishte Gianni Infantino që arriti të zgjidhet presidenti i organit më të lartë të futbollit botërorë, duke zëvendësuar në këtë post të larguarin Sepp Blatter.
gianni infantino1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY