Frika e deputetes së PS: Po mbështeta Blushin me heqin vajzën nga...

Frika e deputetes së PS: Po mbështeta Blushin me heqin vajzën nga puna

41
0
Shares

Tensionin dhe frikën në PS para Kongresit dhe në rrethanat e një gare mes Ramës dhe Blushit e ka përshkuar vetë deputeti socialist Ben Blushi sonte në një interviste për Eni Vasilin tek news 24.

“Një deputete e PS, shoqja ime e mirë mendon si unë dhe ma thotë privatisht se më mëbështet. E di pse? Sepse i kanë thënë se nëse mbështet Blushin publikisht do të heqim vajzën nga puna.

Cfarë partie është kjo, cfarë viti jemi? Nëse mbështetet dikush dikë në grup parlamentar apo parti i hiqet fëmija nga puna një deputeti? Kush e heq? Ata që e kanë futur. Është klimë terrori”, tha Blushi

Ky proces është për të bindur njerëz që kanë paqartësi, përfshirë edhe intervista ime sonte, tha Blushi. “Unë nuk jam vetem. Por edhe nëse jam vetëm nuk është dobësia ime por e një strukture”, tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY