Presidenti Nishani, darkë për Krishtilindjet, cila është brenga e tij!

Presidenti Nishani, darkë për Krishtilindjet, cila është brenga e tij!

47
0
Shares

Ne foto, Ballo Presidenciale dhene pak dite me pare nga Presidenti i vendit

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, organizoi të shtunën në mbrëmje, një darkë me rastin e festës së Krishtlindjeve, në ambjentet e Presidencës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga komunitetet fetare në vend, zyrtarë, drejtues e të ftuar të tjerë.

Presidenti Nishani, në fjalën e mbajtur me këtë rast tha se “feja është një instrument paqeje dhe dashurie dhe kjo darkë mbahet në shenjë të respektit reciprok mes bashkësive fetare”.

“Sot krenohemi me shqiptarët për bashkëjetesën e tyre fetare, theksoi Kreu i Shtetit, ndërsa i shprehu bashkësisë ortodokse shqiptare si edhe asaj katolike e ungjillore, konsideratën më të lartë për gjithçka ata përfaqësojnë për vendin tonë, për gjithçka kanë bërë për njeriun.

Brenga ime, tha Presidenti eshte mungesa e Imzot Rrok Mirdita. ” Kemi forcën të mposhtim çdo tentativë që tenton të zbehë trashëgiminë tonë. Falënderoj klerikët, edhe njëherë për shumë mot Gëzuar Krishtlindjet!”, tha Presidenti Nishani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY