Marrëveshja absurde me “Rapiscan”, skanohet edhe energjia elektrike!

Marrëveshja absurde me “Rapiscan”, skanohet edhe energjia elektrike!

65
0
Shares

Absurdi i kontratave me kompanitë koncesionare nuk ka fund në Shqipëri. Energjia elektrike e importuar duhet të paguajë 22 euro për skanim kompaninë koncesionare “Rapiscan”. Energjia elektrike në fakt nuk skanohet sepse nuk është një mall i paketuar por i transmetuar nëpërmjet rrjetit, por pavarësisht kësaj për çdo deklaratë importi apo eksporti të saj kompanitë e energjisë paguajnë 22 euro.

Edhe pse marrëveshja mes qeverisë dhe kësja kompanie është rishikuar në Komisionin e Ekonomisë në Kuvend, ku paragraf nuk është prekur, cfarë do të thotë se përvec energjisë elektrike Rapiscan merr para për “skanimin” edhe të internetit, telefonisë celulare dhe produkteve të tjera që transmetohen në eter.

Komisioni i Ekonomisë i ka kërkuar ministrit të financave të bëjë anulimin e të gjithë marrëveshjes dhe të çojë për ndjekje penale përgjegjësit e saj, pasi kontrata shihet si shkelje e hapur e kodit doganor dhe dhuratë që shteti po i bën një kompanie private në kurriz të taksapaguesve, sipas vizion.

Ministri Shkëlqim Cani tha se është i detyruar që të japë këtë shërbim te kjo kompani, pasi arbitrazhi në Vjenë mund t’i kushtojë qeverisë shqiptare një vlerë prej 300 milion eurosh. Komisioni përjashtoi nga pagesa per skanimin fasonët dhe mallrat që kalojnë transit, por të gjitha kostot do t’i ngarkohen buxhetit të shtetit. Ministria e Financave do t’i paguajë kompanisë 4 milion euro çdo vit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY