Imamët e akuzuar kërcënojnë gjyqtaren: Do të vij radha edhe ty

Imamët e akuzuar kërcënojnë gjyqtaren: Do të vij radha edhe ty

53
0
Shares

Seanca e radhës ndaj të vetëshpallurve imamë, që akuzohen nga drejtësia shqiptare për terrorizëm dhe për lidhjet e tyre me ISIS- në Siri dhe Irak, është shoqëruar me tensione dhe debate të ashpra mes të pandehurve, prokurorit të çështjes dhe trupës së gjyqtarëve.

Gjithçka ka nisur me refuzimin e të pandehurit Bujar Hysa të avokatëve të caktuar nga lista kryesisht prej gjykatës.

I pandehuri Hysa ka replikuar ashpër me prokurorin e çështjes, ndërkohë që nuk kanë munguar as kërcënimet e tij në adresë të kryesueses së trupës së gjyqtarëve.
“Do të vijë radha edhe ty”, i është drejtuar gjykatëses së çështjes ai.
Pas këtij momenti, gjykata vendosi nxjerrjen jashtë të të pandehurit Hysa dhe shtyrjen e seancës.

Edhe seanca e mëparshme, e mbajtur në muajin shtator, dështoi për shkak të tensioneve të tilla. Të vetëshpallurit imamë akuzohen për terrorizëm. Ata vepronin jashtë Komunitetit Mysliman Shqiptar në atë që njihet si xhamia e Unazës së Re.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY