Rama premton: Do të ndërtojmë Arenën Kombëtare në Tiranë

Rama premton: Do të ndërtojmë Arenën Kombëtare në Tiranë

42
0
Shares

Kryeministri Edi Rama gjatë pritjes që i ka bërë kombëtares në kryeministri ju ka dorëzuar atyre “Medaljen e Mirënjohjes së Kryeministrit” dhe i ka falënderuar ata për realizimin e kësaj ëndrre të madhe.

“Mbrëmë kurorëzuat me sukses vrapimin më të vështirë, drejt një ëndrre që deri dy vjet më parë askush nuk mund ta shihte as me symbyllur. Mallkimi i minutës së fundit për pak na fashiti ëndrrën Fati i Shqipërisë varej nga ju nga forca që do të gjendej brenda jush.”

Gjithashtu Kryeminsitri Edi Rama ka lajmëruar ndërtimin e një stadiumi të ri për kombëtaren shqiptare. Këtë deklaratë surprizë Rama e ka dhënë para  djemve të kombëtares që i siguruan Shqipërisë biletën për finalet e Francë. “Një tjetër stadium i ri që do jetë shtëpia e madhe e kuqezinjve në kryeqytet dhe kryeqyteti i gjithë shqiptarëve. Ku do shkruhet në një pllakë të artë gjithë emrat tuaj.Kur nisëm ndërtimin e Elbasan Arena, e bëmë se Shqipëria rrezikonte t’i luante në shpitë e fqinjve ndeshjet”,- tha ai.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY