“FRANCË 2016”/ HISTORIKE, SHQIPËRIA FINALISTE E EUROPIANIT

“FRANCË 2016”/ HISTORIKE, SHQIPËRIA FINALISTE E EUROPIANIT

48
0
Shares

Historike. Shqipëria, në 85 vjetorin e zyrtarizimit të sportit të futbollit, për herë të parë kualifikohet në finalet e një Kampionati Europian. Kurorëzimi i këtij suksesi ndodhi sot në Jerevan të Armenisë, ku ekipi ynë fitoi me rezultatin 0 – 2 ndaj vendësve. Me këtë rezultat, Shqipëria ngjitet në vendin e dytë të Grupi “I” me 14 pikë, duke lënë në vendin e tretë Danimarkën, me 12 pikë, e cila do të duhet të luftojë në “play off” për një vend të mundshëm në finalet “Francë 2016”.
Ka qenë një lojë e mirë për Shqipërinë. Tregues i kësaj janë jo vetëm golat, por edhe loja.
Lojtarët ishin të qetë dhe falë përgatitjes taktike dhe teknike, arritën që të shënojnë dy herë, si edhe të mbrojnë këtë rezultat.
Goli i parë për ekipin tonë u shënuar në minutën e 9 të pjesës së parë. Ishte Roshi i cili gjuajti drejt portës armene, topi u ndal ndalet nga mbrojtja, Cikalleshi e shtyn më tutje në zonë, aty ku një futbollist armen, Hovhannisyan, në dyluftim me Gashin shkaktoi autogol.
Në minutën e 23, po të pjesës së parë, Shqipëria dyfishoi rezultatin.
Këtë herë ka qenë Gjimshiti që pas ekzekutimit të një faulli nga ekipi ynë, topi mbërriti në këmbët e tij, (Gjimshitit), i cili godet dhe shënon në krahun e majtë të sulmit tonë.
Minutat e tjera nuk patën ndonjë rast për të shënuar.
Sadiku vulosi në minutën e 76. Shqipëriafiton rezultatin 0 – 3 në Jerevan, përballë Armenisë. Ka qenë një aksion i ekipit tonë në anën e djathtë të sulmit, midis disa kombinimeve, Sadiku, përballë portierit armen, nuk e kishte të vështirë të shënonte golin e 3.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY