SHQIPËRI – SERBI/ Pjesa e parë e baraspeshuar, faulli ndaj Berishës anulon...

SHQIPËRI – SERBI/ Pjesa e parë e baraspeshuar, faulli ndaj Berishës anulon golin e Serbisë

44
0
Shares

Goli i anuluar i Serbisë

Ka qenë një pjesë e parë e baraspeshuar ajo e sotmja mes Shqipërisë dhe Serbisë në “Elbasan Arena”. Të dyja skuadrat janë treguar të kujdesshme në lojën e tyre. Jo vetëm rezultati  0 – 0 është tregues i një baraspeshe, por edhe ecuria e lojës.
alb - srb1Në pjesën e parë, rasti më i rrezikshëm ishte ai i minutës 22, nga ana e futbollistëve serb. Ka qenë një goditje këndi për Serbinë, një pasim i shkurtër në zonë dhe Ivanoviç gjuajti fuqishëm me të djathtën, por topi kaloi mbi traun e portës së mbrojtur nga Berisha.
Ndërsa në minutën e 36, italiani që gjykon këtë ndeshje, Nicola Ricoli, anuloi një gol për ekipin serb, pas një faulli që konstatoi në sulm nga futbollistë serb, ndaj portierit shqiptar Etrit Berisha.
Mitroviç depërton bukur brenda zonës duke lënë mbrapa Canën. Pason në qendër dhe pas një rrëmuje Lajiç e shtyn në rrjetë. Arbitri ndal lojën për faull ndaj Berishës. Ka tension dhe protesta nga pala serbe.
shqiperi serbi3Gjatë këndimit të himnit serb, tifozët shqiptarë kanë vërshëllyer duke e kontestuar. Ndërkohë që para ndeshjes, të dy ekipet kanë pozuar të gjithë së bashku duke dhënë mesazhin: “Thuaj JO Racizmit!”.
Më pas, situata ka qenë e qetë edhe në shkallët e stadiumit, për kundër ngarkesës emocionale, të vënë re, veçanërisht dy ditët e fundit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY