FIFA pezullon Blatterin, Platininë dhe Valcken

FIFA pezullon Blatterin, Platininë dhe Valcken

37
0
Shares

Hetimet për korrupsion në radhët e FIFA-s, të ndërmarra si nga Prokuroria zvicerane, ashtu edhe nga ajo amerikane, ka bërë që këtë të enjte, 3 nga figurat më të shquara të organizmit më të lartë të futbollit botëror të pezullohen.
Ka qenë vetë FIFA që ka pezulluar Presidentin e saj në largim, Sepp Blatter; Sekretarin e Përgjithshëm Jerome Valcke, si dhe zëvendëspresidentin – njëkohësisht edhe President të UEFA-s, Michel Platini për një periudhë 90-ditore.
Ish-zëvendëspresidenti Chung Mong-joon është përjashtuar për 6 vite, si dhe është gjobitur me 100 mijë franga zvicerane.
Ndëshkimet e fundit janë dhënë nga Komiteti i Etikës së organit më të lartë drejtues të futbollit botëror.
Blatter, Valcke dhe Platini janë duke u hetuar nga ky komitet mbi akuzat për korrupsion ndaj tyre.
“Bazat për këtë vendim janë hetimet që po zhvillohen ndaj tyre, prej hetuesve ndërkombëtarë por edhe nga Komiteti i Etikës”, thuhet në një deklaratë të FIFA-s.
Të tre ata janë përjashtuar gjithashtu nga të gjitha aktivitetet futbollistike gjatë kësaj periudhe, edhe pse ata mohojnë të kenë kryer ndonjë shkelje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY