Serbia notë protestë Shqipërisë për incidentin ndaj autobusit, njofton edhe UEFA-n

Serbia notë protestë Shqipërisë për incidentin ndaj autobusit, njofton edhe UEFA-n

42
0
Shares

Ministria e Jashtme e Serbisë i ka dorëzuar ambasadorit të Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka një notë protestë  pas incidentit ku u godit me gurë autobusi i futbollistëve serb në Tiranë. Pak minuta pas kësaj ngjarje, Serbia ka shprehur zyrtarisht rezervat e saj.
“Pavarësisht fakti se kjo është një ndeshje me resk të lartë, incidenti dëshmon neglizhencë serioze të shërbimeve kompetente në Shqipëri për organizimin e ndeshjes së futbollit”, thuhet në komunikatë, ku gjithashtu kërkohet zbulimi dhe ndëshkimi i organizatorëve të këtij incidenti.
Ndërkohë, zëdhënësi i federatës serbe të futbollit, Aleksandër Boskoviç duke folur për incidentin ka deklaruar se autobusi u qëllua me dy gurë në pjesën e xhamit pas shoferit, por pa e thyer atë.
“Gjatë rrugës për në hotel na sulmuan. Falë policisë tonë shkuam të qetë në hotel. Jemi të befasuar nga ajo që ndodhi”, tha ai.
Boskoviç bëri të ditur se për këtë incident, federata serbe ka informuar dhe UEFA-n.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY