Fierakët, treg të mirë hashashi në Tiranë, 6 në pranga

Fierakët, treg të mirë hashashi në Tiranë, 6 në pranga

74
0
Shares

Tiranë, nga Seksioni per Narkotikët në Drejtorine e Policisë Qarkut Tiranë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Policisë së Shtetit u arrestuan ne flagrance 6 shtetas, ju gjetën 10 kg e 283 gram lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sattiva”

Më datë 05.10.2015, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

1- Gëzim Hodaj, 24 vjeç, banues në Mallakastër, 2 – Sefer Hodaj, 22 vjeç, banues në Mallakastër, 3 – Shkëlqim Merkaj, 36 vjeç, banues në Fier, 4 -Erjon Merkaj, 31 vjeç, banues në Fier, 5 – Thodhori Demçe, 20 vjeç, banues në Gjirokastër, 6 – Taulant Boci, 31 vjeç, banues në Gjirokastër.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve: 1-E.H, 20 vjeç, banues në Mallakastër, 2-F.H, 22 vjeç, banues në Ballesh.

Keta shtetas u kapën në flagrancë tek kryqëzimi i fshatit Gorishovë, Fier, me një sasi prej 10 kg e 283 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Gjatë momentit të arrestimit, ka patur disa të shtëna armësh nga ku dyshohet se kanë qënë shtetasit F.H dhe E.H.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 telefona celulare, një automjet i markës Audi TT, me targë AA574LD, një fishek model 56 e cila ju gjet shtetasit Gezim Hodaj. Materialet do ti kalojne Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, neni 283/2 i K.P, për shtetasit Gezim Hodaj, Sefer Hodaj, Shkelqim Merkaj, Erjon Merkaj, Thodhori Demçe dhe Taulant Boci dhe “Mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe municioneve” e “Kanosjes” parashikuara nga nenet 278/3 dhe 84 te K.P, në ngakrim të shtetasve E.H dhe F.H.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY