Zbulohet në Velçë të Vlorës tempulli i shekullit të III-të

Zbulohet në Velçë të Vlorës tempulli i shekullit të III-të

142
0
Shares

Thesare arkeologjike, sapo janë zbuluar në fshatin Velça të Vlorës. Janë dhjetëra artefakte të përziera si kohë historike me njëri-tjetrin. Zbulimi më i hershëm i përket një tempulli të shekullit të III, dhe mbi rrënojat e tij zbulohen artefakte të pazakonta të kishës së Asomatit, që lidhet me Shën Klementin e Ohrit, shkruan shqiptarja.com.

Në këto foto që botohen ekskluzivisht nga “Shqiptarja.com” shohim se çfarë ka zbuluar ekspedita e drejtuar nga arkeologu i njohur Skënder Muçaj. Gurë të mëdhenj antikë me dekoracione, që i përkasin periudhës helenistike të shekullit të III; një copë e madhe fasade prej mermeri ku duket e gdhendur një palmë, “shenja të një qytetërimi që kanë qenë i njëllojtë me Italinë fqinje të asaj kohe”, sipas arkeologut. Muret e tempullit janë kthyer në rrënoja dhe mbi to në shekullin e 9-të është hedhur themeli i kishës së Asomatit. Dh.Hamzai

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY