SKANDAL/ Në vitin 2014, OSHEE 11 milionë euro mbifaturime për të mbuluar...

SKANDAL/ Në vitin 2014, OSHEE 11 milionë euro mbifaturime për të mbuluar humbjet

55
0
Shares

Auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit për periudhën 21. 01. 2013 deri me datë 30. 06. 2015 zbulon keqmenaxhin dhe jo vetëm të shoqërisë “Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike (OSHEE) sh. a.” për periudhën kur kjo shoqëri ka qenë nën administrim të përkohshëm të shtetit shqiptar.
Për të ulur në mënyrë artificiale humbjet tenknike janë hartuar fatura të dyshimta në vlerën e 11 milion euro. Po kështu blerja e energjisë  është kryer me çmime shumë më të larta se çmimet e tregut.  Gjithashtu për mbulimin e humbjeve te energjisë në sistemin e shpërndarjes blerja e energjisë elektrike është bërë nga tre kompani të lidhura ndërmjet tyre (një kompani mëmë dhe dy bija). Në këtë mënyrë është shmangur konkurenca
KLSH zbulon se faturimi është bërë në mënyrë abuzive dhe të pasaktë, pasi reflekton një sasi të pa konsumuar të energjisë elektrike, por edhe një faturim fiktiv me abonentë që nuk kanë arkëtuar asnjëherë (të cilët rezultojnë aktiv nё sistemin e faturimit, ndoshta nuk ekzistojnë etj).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY