Ngecin edhe investimet, nuk realizohet as plani i shkurtuar

Ngecin edhe investimet, nuk realizohet as plani i shkurtuar

56
0
Shares

Të ardhurat nuk janë problemi i vetëm i qeverisë në administrimin e financave publike. Shpenzimet janë po aq problem, sidomos ato për investime. Krijimi i Ministrisë së Ekonomisë si një administratore e investimeve dhe ndërmjetëse e financave me dikasteret nuk është se, ka funksionuar.
Të dhënat e 8 mujorit tregojnë se, fondi i investimeve me gjithë shkurtimin e aplikuar gjatë rishikimit të buxhetit nuk është realizuar në masën 9.7 %. Nga 31 miliardë lekë të planifikuara për tu investuar në janar-gusht janë alokuar 28 miliardë lekë ose 3 miliardë lekë më pak se programimi.
Investimet publike janë mjeti më efikas, që nëpërmjet tyre qeveria të mund të nxisë rritjen ekonomike dhe punësimin. Në filozofinë e qeverisë socialiste fondet e investimeve kanë shmangur përqendrimin vetëm në një objekt ashtu si bëri qeveria e mëparshme me ndërtimin e rrugës së Kombit dhe Rrugës së re të Elbasanit. Shpërndarja e fondeve në shumë projekte dhe më së shumti për mirëmbajtjen dhe sigurinë rrugore ka bërë që mos ofrohet një investim final në infrastrukturë i kapshëm për sytë e publikut.
Me rishikimin e buxhetit shpenzimet kapitale u reduktuan me 4.7 miliardë lekë, nga të cilat: Shpenzimet kapitale me financim të brendshëm u rriten me 5 miliardë lekë dhe shpenzimet kapitale me financim të huaj u reduktuan me 9.7 miliardë lekë.
Nj raport për Kuvendin Ministria e Financave ka sqaruar se, i gjithë deficiti në shpenzimet kapitale është krijuar në shpenzimet me financim të huaj, të cilat janë realizuar në masën 60 për qind, duke krijuar një deficit prej 5.5 miliardë lekësh. Këto shpenzime kanë rënie edhe në krahasim me vitin e mëparshëm. Sipas financave shkaku kryesor i 6 mosrealizimit të tyre është planifikimi i fryrë nga ministritë e linjës për projektet me financim të huaj.
Gjithashtu, mosmarrja në konsideratë e procedurave që aplikohen për këto projekte ka sjellë vonesa të konsiderueshme dhe, për rrjedhojë, mosrealizim të tyre. Mosrealizimet më të theksuara janë në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, veçanërisht në sektorët e transportit dhe ujësjellës-kanalizimeve.

(Monitor)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY