Trajneri i Danimarkës nën presion ofendon lojtarët shqiptarë, i quan “shqiptarista”

Trajneri i Danimarkës nën presion ofendon lojtarët shqiptarë, i quan “shqiptarista”

40
0
Shares

Ndeshja Shqipëri-Danimarkë e ka vënë nën presion trajnerin kundërshtar, i cili gjatë konferencës për shtyp, i ka quajtur lojtarët e kombëtares shqiptare, “shqiptarista”, shkruan gazeta “ekstrabladet.dk”.
“Një shqiptarist (albaneser në gjuhën daneze) është si një luftëtar, dhe kjo e bënë të vështirë takimin e së premtes”, tha Olsen gjatë konferencës për shtyp
Po mesa duket, deklarat e tij nuk ka qenë e paqëllimshme pasi ai nuk ka kërkuar falje për termin e përdorur.
Por, trajneri i nordikëve i frikësohet skuadrës shqiptare, pasi e cilëson atë një skuadrë të fortë, së cilës duhet t’ia kenë frikën.
‘Duhet të bëjmë durim për të mundur Shqipërinë, pasi ka një ekip mjaft kompakt dhe të organizuar.
Ata do të ndërtojnë një mur në 25 metrat e zonës së tyre dhe do të jetë e vështirë që të depërtosh, por ne duhet që të fitojmë për  të siguruar vendin e dytë”, deklaroi trajneri Olsen. Nëse Danimarka humbet, trajneri i saj rrezikon të shkarkohet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY