VIDEO/ Arrestohet në shtëpinë e shqiptarit në Itali, narkotrafikanti më i madh...

VIDEO/ Arrestohet në shtëpinë e shqiptarit në Itali, narkotrafikanti më i madh i furnizimit me kokainë në Shqipëri dhe Tunizi

60
0
Shares

Narkotrafikanti më i madh i kokainës në tregun shqiptar dhe tunizian, Ben Tiwa Nejme Eddine është arrestuar sot nga policia italiane në qytetin e Padovës. I dënuar me 15 vjet e 7 muaj heqje lirie, për trafik ndërkombëtar të kokainës, policia zbuloi vendndodhjen e tin në banesën e një emigranti shqiptar, në komunën e Casalserugos në provincën e Padovës, aty nga ku narkotrafikanti  drejtonte aktivitetin e tij. Mësohet se gjatë arrestimit, tuniziani ka bërë rezistencë duke plagosur me thikë disa policë.
Ben Tiwa Nejme Eddine, mendohet  se luan një rol drejtues në rrjetin e përbashkët të kriminalitetit tunizian dhe atij shqiptar, si dhe është pika e referimit të furnizmit të kokainës nga Hollanda në Shqipëri e Tunizi. Ai është dënuar disa herë për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa në vitin 2004 iu gjet në banesën e tij 7 kg kokainë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY