Koço Kokëdhima, Rama e shpall de jure “Padroni i Jugut”

Koço Kokëdhima, Rama e shpall de jure “Padroni i Jugut”

52
0
Shares

Partia Demokratike, përmes deputetit Edi Paloka ka reaguar një ditë pas mbledhjes së PS-së në Vlorë, ku u vendos edhe për strukturën e re organizative të kësaj partie. PD-ja akuzoi kryeministrin Rama se tashmë ka pranuar de jure Koço Kokëdhimën si padron të Jugut të Shqipërisë.
Sipas tij, Kokëdhima kontrollon dhe firmos çdo tender që bëhet në Jug të Shqipërisë, qoftë në nivel lokal qoftë edhe më gjërë. 

Deklarata e plotë e Edi Palokës
“Edi Rama pranoi zyrtarisht se, beu i jugut ka qenë dhe do të jetë Koço Kokëdhima. Ai ka qenë deri më sot ‘kryeministri’ i aksit Lushnje-Fier-Vlorë e që vijon deri në Sarandë. Megjithatë, dje ai është shpallur ‘de jure’ nga kryeministri Rama si padron i jugut. Kokëdhimës, dje i është vendosur nën zotërim edhe Qarku i Gjirokastrës. Modeli i Ramës për jugun dhe të gjithë Shqipërinë është modeli i Koço Kokëdhimës, një model ky që ka të bëjë me keqpërdorimin e pushtetit, mbjelljen e hashashit, kapjen dhe trafikimin e çdo vendi pune, afrimin në poste të rëndësishme të pedofilëve dhe të inkriminuarve etj. Në të vërtetë, Koço Kokëdhima nuk përfaqëson asnjë qytetar dhe asnjë socialist të ndershëm të jugut të Shqipërisë, por është thjesht një përfaqësues i oligarkisë së partisë në pushtet, që ka kapur gjithçka, duke nisur me rrëmbimin e pronave. Janë me dhjetëra dhe me mijëra ankesat dhe denoncimet ndaj Koço Kokëdhimës dhe mënyrës sesi ai e ushtron detyrën e një deputeti. Rama legjitimoi pushtetin e tij të paligjshëm, duke sjellë në krye modelin e abuzimit me pushtetin dhe kundër popullit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY