DOSJA/ Transporti i drogës me avion, zbardhen rolet e të arrestuarve dhe...

DOSJA/ Transporti i drogës me avion, zbardhen rolet e të arrestuarve dhe konfliktet midis tyre për problemet financiare

77
0
Shares

Prokuroria e Krimeve të rënda, ka zbardhur dosjen e aktivitetit të të arrestuarve për trafik droge me avion, nga Shqipëria drejt Italisë.
Sipas dosjes së Prokurorisë, mësohet se, në muajin Korrik, në Prokurorinë për Krime të Rënda është regjistruar procedimi penal nr. 203, që bën fjalë për veprën penale të “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a/2, të Kodit Penal, pa autorë të njohur plotësisht për momentin.

Hetimet në Itali

droga-italiNga dosja e Prokurorisë, mësohet se, sipas referimit nga të bërë nga Drejtoria për Narkotikët dhe Trafiqet, të Zyrës Ndërlidhëse Italiane – Interforcë është informuar për operacionin “CIBI 2014” (procedimi penal i DDA. Bolonja)  dhe aktivitetin hetimor që po zhvillohet nga Karabinieria në Riccione mbi një organizate kriminale të përbërë nga subjekte me origjine shqiptare dhe aktiv në trafikimin e lëndëve narkotike.
Mësohet se, hetimet po zhvilloheshin paraprakisht ne ngarkim te personave, pjesëtarë të dy grupeve familjare shqiptare  HAMETAJ dhe LAMAJ, të gjithë të implikuar në trafik kokaine dhe marijuane nga Shqipëria në drejtim të Italisë.
Nga veprimet hetimore procedurale, evidentohet se pjesëtarë të familjes LAMAJ kanë në dispozicion dhe një avion shumë të lehtë, prodhim ukrainas model “Aeropakt A22S”, i cili do të përdoret për transport marijuane nga Shqipëria për në Itali. Për çdo fluturim sasia që transporton ky avion është 120-140 kg.
Gjithashtu disponohet informacion se grupi familjar LAMAJ , përveçse është  pronar i shumë parcelave me marijuanë në Shqipëri, ka në plan të kultivoj dhe parcela të ngjashme në Rumani.
Hetimet teknike në Itali po kryheshin në ndaj shtetasve shqiptarë Vilson Lamaj, Sokol Lamaj, etj.
Në fazën e hetimeve kur autoritetet gjyqësore italiane kanë kërkuar bashkëpunimin dhe të autoriteteve shqiptare, nga ana e tyre informohemi se janë evidentuar elemente fajësie në ngarkim të disa shtetasve shqiptarë.
Nga hetimet në Itali rezultonte se shtetasit Sokol Lamaj dhe vëllezërit e tij kishin në pronësi parcela të mëdha me marijuane në Shqipëri si dhe donin të transportonin sasi të mëdha lëndësh narkotike në Itali , duke përdorur pikërisht avionin e lehtë nën monitorim, i cili me shumë mundësi do të pilotohej nga Vilson Lamaj.
Nga rezultatet hetimore është dokumentuar fakti që shtetasit nën hetim Sokol Lamaj dhe Vilson Lamaj më datë 6 korrik 2015 janë kthyer në Shqipëri, duke u nisur nga porti i Brindisi-t me traget bashkë me automjetin e sinjalizuar Audi A3 me targe DH xxx HN.
Në veçanti, nga aktiviteti teknik, rezultonte që Sokol Lamaj, duhet të qëndronte në Shqipëri për të ndjekur personalisht kultivimin e marijuanës dhe organizimin e ngarkesave për trafikimin në Itali.
Ndërkohe, i vëllai Vilsoni mendohej se do të kthehet në Itali, ku do të priste urdhrat e të vëllait për tu nisur me avionin e lehtë në drejtim të territorit shqiptar, ku do të ngarkohen në një vend magazinimi të lëndës narkotike, për tu nisur më pas sërish në fluturim për transportimin e drogës.

Hetimet në Shqipëri

fshati avionit te drogesNë kushtet kur është regjistruar procedimi penal, nga ana e organit procedues në Shqipëri ishte e nevojshme kryerja e hetimeve me metoda të posaçme hetimore, thotë Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Nga ndjekja ne dinamike e këtij procedimi, ka rezultuar se shtetasit subjektet e këtij procedimi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në role të caktuara si pjesë e organizatës kriminale, kanë kultivuar në disa fshatra të rrethit të Vlorës, disa parcela me marijuanë, të cilën pasi ta korrin, magazinojnë dhe paketojnë, nëpërmjet një avioni të vogël, pa përjashtuar edhe mënyra të tjera, ta trafikojnë drejt Italisë.
Sipas dosjes së Prokurorisë së krimeve të rënda shqiptare, mësohet se një pjesë e subjekteve, janë identifikuar pas verifikimeve të kryera, një pjesë tjetër, njihen me emra ose nofka dhe konkretisht: Fatos Bruhamaj; Igli Shahaj; Fadil Shahaj, është “roje” i parcelave; Fadil Shahaj; Çuman Lamaj; Neko Bruhamaj (Burhamaj) i cili punon nëpër parcela; Sokol Lamaj dhe Vilson Lamaj.
Gjate periudhës që nga regjistrimi i procedimit penal, mbi bazën e autorizimit të vëzhgimit, subjektet janë vëzhguar, fotografuar e filmuar në ambientet ku ata zhvillonin aktivitetin e tyre.
Sipas këtij investigimi, nga dosja e prokurorisë shqiptare, mësohet se ata kanë kultivuar më shumë se tre parcela me Canabis Sativa në fshatrat, Ramicë,  Xhyherine, Risili dhe  përgjatë lumit të Shushicës.
Aktualisht, te një pjese e parcelave, Cannabisi ishte bere gati për korrje, te parcelat e tjera, Cannabisi bëhet gati për rreth 10 ditë.
Nga dosja, mësohet gjithashtu se nga ana policisë gjyqësore, janë fiksuar lëvizjet e shtetasve Sokol Lamaj dhe Vilson Lamaj, të cilët pothuajse çdo ditë shkonin në fshatrat e përmendur më lart dhe interesoheshin për parcelat. Ata bisedonin me personat të cilët merreshin me vaditjen dhe ruajtjen gjatë natës të parcelave (Igli Shahaj, Neko).
Gjithashtu, nga bisedat, dyshohej se midis vellezerve Lamaj dhe shtetasit Fatos Burhamaj, ka lindur konflikt që ka të bëje me angazhimet financiare brenda grupit kriminal.
Nga ana e grupit te vëzhgimit, janë fiksuar e fotografuar vendet ku këta shtetas qëndrojnë, lëvizjet e tyre, automjetet që përdorin aktualisht etj…

Implikimi i zyrtarit të Policisë së Vlorës

vladimir zanaj 1Sipas dosjes së Prokurorisë së krimeve të rënda, mësohet se, në datë 19. 08. 2015 efektivat e policisë së Qarkut Vlorë kanë asgjësuar tre parcela me 387 bimë narkotike Canabis Sattiva në fshatin Ramicë te përroi i Burhame dhe lidhur me këtë fakt është referuar material Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
Nga hetimi ka rezultuar se këto parcela ishin kultivuar dhe  mbaheshin në mbikëqyrje nga Neko Bruhamaj.
Neko ka komunikuar fillimisht me Fatos Bruhamaj  dhe më pas Sokol Burhamaj (Lamaj) dhe i ka vënë në dijeni për prezencën e policisë te parcelat, duke u kërkuar që të lidheshin me personat që ata njihnin me qëllim që të mos u asgjësoheshin bimët narkotike të mbjella. Sokoli ka telefonuar përdoruesin e nr. telefonik xxxx422 duke e pyetur se kush kishte shkuar lartë te parcelat. Sokoli i ka thënë se me kë duhej të fliste dhe personi që dyshohet se është punonjës policie ose i njohur i tyre, i ka thënë se do të interesohej ai.
Më vonë nga ndjekja e përgjimeve ka rezultuar se përdorues i këtij numri telefonik ishte shtetasi Vladimir Zanaj, Oficer  policie në Drejtorinë e Policisë së Qarkut, Vlorë.

Goditja e grupit kriminal

te arrestuarit e 14 italiNë datë 24. 08. 2015, në  orën 07:02’  deri në orën 07:12’ në afërsi të fshatit Xhelilaj,Vlorë, buzë lumit, sipas informacioneve të ardhura nga autoritetet italiane rezulton që të jetë ulur dhe ngarkuar me 120 kg marijuanë avioni i pilotuar nga Vilson Lamaj, i cili u kap po në mëngjesin e kësaj date në Brindizi/Itali dhe u arrestua.
Policia gjyqësore në kushtet kur pas kapjes dhe arrestimit të Vilson Lamaj në mëngjesin e datës 24. 08. 2015 në Brindizi me një avion të lehtë, brenda të cilit u sekuestruan 120 kg marijuanë, ekzistonte rreziku që personat bashkëpunëtorë me këta të fundit të merrnin dijeni për hetimet dhe në Shqipëri dhe në ato kushte u procedua me ndalimin me iniciative të shtetasve Neko Bruhamaj, Fatos Bruhamaj, Fadil Shahaj, Igli Fadil Shahaj, Sokol Lamaj (Burhamaj), Vladimir Zanaj me detyrë Shef Personeli në DPQ, Vlorë.
Në banesën e Fadil e Igli  Shahaj u sekuestrua dhe 26 gramë marijuana dhe 6 gramë marijuanë, tip çokollate.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY