FOTO/ Auron Tare shpërndau foton e jahtit të miqve të tij –...

FOTO/ Auron Tare shpërndau foton e jahtit të miqve të tij – për “pushimet luksoze” të Bujar Nishanit

68
0
Shares

Zbulohet autori i fotove të jahtit luksoz, që nga mediat dje u servir si “jahti i pushimeve luksoze” të Presidentit Bujar Nishani.
bnjt77As më shumë e as më pak, zbulohen më shumë se një foto (që dje qarkullonte e vetme nëpër media) dhe ato i ka shpërndarë Auron Tare, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.
bnjt55Foto i përkasin jahtit T6, i miqve të tij nga Zelanda e Re, që më se një muaj më parë, ishin mysafirë në Sarandë, ku u bënë edhe fotot.
bnjt22Këtë Auron Tare e ka pohuar edhe vetë për mediat, kur në 14 korrik 2015 deklaronte për TV Ora News, se “personat në bordin e anijes T6 që janë vetëm dy, janë persona të njohur në fushën e ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe natyrore të nivelit ndërkombëtar. Këta persona janë ftuar në vendin tonë për një vizitë nga Agjensia Kombëtare e Bregdetit (lexo, drejtori Auron Tare) për të parë mundësinë e bashkëpunimit në fushën e ruajtjes dhe mbrojtjes bregdetare në Shqipëri”.
bnjt44Të ftuarit e Auron Tares, ishin themeluesit e Trustit të mbrojtjes së bregdetit të Zelandës së Re, të cilët kanë vizituar bregdetin e jugut shqiptar.
bnjt66I veçantë për llojin e vet ky jaht mbante në bordin e tij edhe një helikopter i modelit të fundit i markës “Eurocopter”.
bnjt33Gjatë dy ditëve të qëndrimit në Sarandë nga bordi i jahtit T6 është ngritur edhe helikopteri për të kryer disa fluturime mbi Sarandë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY